Skandali i abuzimeve seksuale, vajza e Michael Jackson tenton vetëvrasjen

Publikuar tek: bota, më 12:53 17-03-2019 Skandali i abuzimeve seksuale, vajza e Michael Jackson tenton vetëvrasjen Michael dhe Paris Jackson

Akuzat se ylli i POP-it Michael Jackson ka abuzuar seksualisht me dy persona dhe i ka paguar ato që të mos flasin kanë tronditur jo vetëm fansat, por edhe familjen e këngëtarit.

Mediat e huaja raportojnë se pas transmetimit të filmit Leaving Neverland ku James Safechuck dhe Wade Robson rrëfejnë eksperiencat e tyre të abuzimit nga Jackson, vajza e yllit të muzikës ka tentuar vetëvrasjen.

21-vjeçarja Paris Jackson është shtruar në një spital në Los Angelos pas një tentative vetëvrasje, por fatmirësisht gjendja e saj shëndetësore.

Duke cituar burime nga familja, TMZ raporton se rreth orës 7:30 policia dhe ndidhma e shpejtë kanë marrë një telefonatë nga banesa e Paris, pasi kjo e fundit kishte prerë damarët.

Paris u fotografua teksa dilte nga spitali, ndërkohë që kujtojmë se e ka tentuar vetëvrasjen edhe në vitin 2013.

21-vjeçarja reagoi gjatë javës për akuzat ndaj babait të saj, duke i ardhur në mbrojtje edhe pse asnjë prej akuzave të James Safechuck dhe Wade Robson nuk është e vërtetuar.

‘Nuk është roli im dhe unë nuk mund të them asgjë për atë që është thënë’, është shprehur Paris Jackson.

auto_paris_jackson1552812956.jpg

maxresdefault.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.014055967330933
array(1) { ["section"]=> string(79) "skandali-i-abuzimeve-seksuale-vajza-e-michael-jackson-tenton-vetevrasjen-156786" }