Skandali i CEZ, kush është prokurori i caktuar, ka hetuar Bashën, Çakon dhe Fullanin

Publikuar tek: aktualitet, më 07:35 22-01-2018 Skandali i CEZ, kush është prokurori i caktuar, ka hetuar Bashën, Çakon dhe Fullanin

Dosja e famshme hetimore e privatizimit të OSSH-së do të hetohet nga një prokuror tjetër. Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për të vijuar hetimet për mënyrën se si u privatizua OSSH-ja, dosja hetimore i ka kaluar tashmë prokurorit Ardian Braho, shkruan “Panorama”.

Më parë, ajo ishte në dorën e Alma Bratit, e cila pushoi hetimet për kallëzimin penal të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me aferën. Pushimi i çështjes u bë në muajin shtator të vitit të kaluar, ndërsa ish-juristi i OSHEE-së, Romeo Kara, së bashku me Komisionin Parlamentar Hetimor, iu drejtuan Gjykatës së Tiranës për pushimin e hetimeve.

Kjo e fundit vendosi pas një muaj e gjysmë, rihapjen e hetimeve dhe tashmë, dosja është marrë nga prokurori Braho. Dosja voluminoze ka të dhëna të auditit të KLSH-së për privatizimin e CEZ si edhe qindra e mijëra dokumente, që mund të çojnë në zbardhjen e çështjes. Dëmi i përllogaritur nga privatizimi i OSSHsë kap vlerën e 414 milionë eurove ose të rreth 58 miliardë lekëve.

Pushimi i hetimeve solli edhe përplasje të mëdha politike. Kreu i Komisionit Hetimor Parlamentar për aferën CEZ, Taulant Balla, akuzoi ashpër prokuroren Brati, e cila, sipas tij, vendosi të pushojë çështjen brenda pak ditësh, kur dosja përmbante me mijëra faqe materiale.

Për këtë çështje kanë dëshmuar në Komisionin Parlamentar edhe ishkryeministri Berisha së bashku me të birin e tij, Shkëlzen Berishën. Por dëshmitë e tyre janë shoqëruar me replika politike.

 

 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Ai do ta paguajë’, prindërit e studentes së vrarë mbërrijnë në Tiranë
Mjekët e specializuar në rrethe, Rama uron shqiptarët me një informacion të rëndësishëm (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.0099730491638184
array(1) { ["section"]=> string(88) "skandali-i-cez-kush-eshte-prokurori-i-caktuar-ka-hetuar-bashen-cakon-dhe-fullanin-107451" }