Skandali i Ibizagate/ Kurz fiton zgjedhjet e parakohshme në Austri 

Publikuar tek: bota, më 22:06 29-09-2019 Skandali i Ibizagate/ Kurz fiton zgjedhjet e parakohshme në Austri  Sebastian Kurz, ish kancelari austriak

Ish kancelari austriak, Sebastian Kurz, ka arritur të rikonfirmohet edhe njëherë si i tillë.

Raportohet se në zgjedhjet e parakohshme në Austri, me 37% të votave, Kurz arrin të rikthehet në pozitën e Kancelarit të Austrisë vetëm katër muaj pasi që kishte dhënë dorëheqjen nga kjo pozitë.

Pas skandalit të njohur si Ibizagate, ku dy zyrtarë të qeverisë së tij por që i takonin partisë tjetër të koalicionit me të, u filmuan në një aferë korruptive, Kurz e rrëzoi vetë qeverinë e krijuar nga ky koalicion i përbashkët.

Partia e Sebastian Kurz FPO, që i përket të djathtës ekstreme, ka humbur 10% të votave nga zgjedhjet e kaluara duke marrë kësaj radhe vetëm 16% të totalit të votave. 

Kurzit tashmë i duhen disa aleatë që të formësojë koalicionin në mënyrë që të krijojë qeverinë e re.

Socialdemokratët ndërkohë kanë marrë 22% të votave, ndërsa ambjentalistët ‘Të Gjelbërit’ kanë marrë 13.5% të votave, duke u rritur kështu në përqindje krahasuar me mandatin e shkuar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0091121196746826
array(1) { ["section"]=> string(72) "skandali-i-ibizagate-kurz-fiton-zgjedhjet-e-parakohshme-ne-austri-180237" }