Skandali i KQZ me reklamat, paracakton fituesin për tenderin 100 milionë lekë

Publikuar tek: aktualitet, më 12:22 23-04-2015 Skandali i KQZ me reklamat, paracakton fituesin për tenderin 100 milionë lekë Kriteret e tenderit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të numërojë votat, por vihet në akuzë për tenderin e materialeve promocionale.

Para pak ditësh, njoftojnë operatorët është bërë një tender për prodhim materialesh promocionalë e një ndër kriteret është një kontratë për hapësira publike në 15 qytete të ndryshme. Në Shqipëri, këtë lloj kontrate e ofron vetëm Albartex, që është në pronësi të Agna Group.

Duke qenë se këtë dokument, mund ta ofrojë vetëm kjo kompani, operatorët e tjerë thonë se janë në kushte monopoli, dhe kriteret e tenderit janë vendosur të tilla për të përzgjedhur vetëm këtë kompani apo kompaninë me të cilën kjo kompani në situatën monopol, do të arrijë një marrëveshje.

Tenderi në fjalë është në shumën e 110 milionë lekë të vjetra afërsisht, dhe gjithçka hedh hije dyshimi për një megaskandal në prag të zgjedhjeve.

Kompania Albartex ka nënshkruar kontratë vetëm me shtypshkronjën Argjiro, për hapësirat publike në 15 qytete, si dhe për lejet që duhet të merren nga kryetarët e bashkive për këtë fakt. Kjo kompani ka bërë kontrata me të gjithë operatorët por lejet nuk i ka vënë në dispozicion.

Në këto kushte, është përcaktuar fituesi i tenderit, duke qenë se asnjë kompani tjetër nuk mund të plotësonte këtë kriter të vendosur nga KQZ. Rrjedhimisht, kompania Argjiro që u përfshi në tender, e fitoi atë madje me çmimin maksimal, pa lejuar që ofertuesit e tjerë të hyjnë në garë të barabartë.

Sipas dokumentave që na vënë në dispozicion operatorët e tjerë që kanë qenë në garë, kompania fituese Argjiro, që do të menaxhojë maksimalisht fondin prej 110 milionë lekëve të vjetra, në ekstraktin e saj të QKR nuk ka të regjistruar fare prodhimin e materialeve promocionale, çka shton më shumë dyshimet për njollosjen e këtij tenderi. 

Dhe sipas ofertave të tjera të dhëna nga operatorët e tjerë, abuzimi shkon në 25 milionë lekë duke paracaktuar fituesin e tenderit që pa filluar gara mes operatorëve.

app4ok

Ekstrakti i kompanisë

appiok

app2okok

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tom Doshi pa akuzë, prokurorët i komunikojnë vetëm aktin e ekspertimit të laptopit
Kryeprokurori Llalla: Janë vënë para përgjegjësisë zyrtarë të lartë, të luftojmë rryshfetin »
Article Logic
Execution time: 0.014049053192139
array(1) { ["section"]=> string(81) "skandali-i-kqz-me-reklamat-paracakton-fituesin-per-tenderin-100-milione-leke-9513" }