Skandali i mashtrimit me çiftin zvicerian, Loredana Zefi merr vendimin drastik

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 15:20 23-05-2019 Skandali i mashtrimit me çiftin zvicerian, Loredana Zefi merr vendimin drastik

Reperja shqiptare Loredana Zefi ishte në qendër të vëmendjes së mediave pasi një çift zviceran e akuzoi se i ka mashtruar duke u marrë 700 mijë franga.

Këngëtarja ka deklaruar se është e pafajshme, duke hedhur poshtë akuzat, si dhe ka qenë në Kosovë për të xhiruar një videoklip.

Pas këtyre akuzave siç duket Loredana ka anuluar të gjitha koncertet.

Reperja, ka publikuar një video në llogarinë e saj ‘Instagram‘, ku ka folur për ngjarjet e fundit, akuzat, mbajtjen e konferencës në Prishtinë e të tjera.

“Unë sot fatkeqësisht do ju jap një lajm jo të mirë. Kam anuluar të gjitha festivale. Natyrisht unë isha duke pritur për të festuar me ju, por tani është momenti i gabuar dhe shpresojë se ju do të keni mirëkuptim për këtë“, ka deklaruar Loredana.

Gjithashtu Loredana ka përmendur se asaj i duhet të jetë e qetë pasi që ajo tani është edhe nënë e një vajze 5 muajshe.

 

 

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.13317394256592
array(1) { ["section"]=> string(84) "skandali-i-mashtrimit-me-ciftin-zvicerian-loredana-zefi-merr-vendimin-drastik-165439" }