Skandali i prokurorisë, 3 vjet asnjë hetim për grabitjen e 13 milionë lekëve

Publikuar tek: aktualitet, më 23:47 20-05-2019 Skandali i prokurorisë, 3 vjet asnjë hetim për grabitjen e 13 milionë lekëve Foto ilustruese

Fiks Fare denoncoi një skandal që ndodh në organin e akuzës në qytetin e Elbasanit.

Prokuroria e këtij qyteti ka mbajtur tre vjet të pazbardhur dosjen e një grabitjeje edhe pse i njeh autorët. Punonjësit e policisë, oficeri i policisë gjyqësor tregojnë se janë gjetur autorët, por hetimet janë bllokuar në prokurori.

Vetë prokurori i çështjes pranon se i ka zvarritur hetimet dhe i sugjeron denoncuesit të bëjë vetëgjyqësi.

Skandali ka ndodhur në Prokurorinë e Elbasanit, ku prokurori Hektor Mushi dhe inspektori i krimeve Sefer Shuka pranojnë fajësinë e tyre për vonesën në hetimin dhe zbulimin e ngjarjes.

Denoncuesit Bashkim Bajrami të cilin pas tre viteve ende nuk i kishin dhënë zgjidhje edhe pse autorët diheshin, iu drejtua emisionit Fiks Fare për të gjetur drejtësinë e munguar. Vjedhja e banesës së z. Bajrami ka ndodhur tre vite më parë, në afërsi të Llixhave në Elbasan. Në shtëpinë e tij ai kishte 13 milionë lekë të vjetra.

Ai sapo kishte kyçur shtëpinë e ishte nisur për në punë, hajdutët kishin mundur t’i vidhnin sasinë e lekëve dhe ishin larguar në drejtim të paditur. Pak ditë pas ngjarjes, Bashkim Bajrami tregon për “Fiks Fare” se kishte takuar avokatin Bardh Preçi, i cili i kishte treguar se e kishte thirrur prokuroja e çështjes Elveta Stafa dhe i kishte treguar se një nga hajdutët ishte edhe i afërmi i avokatit dhe duhet të bashkëpunonte me të për ta mbyllur çështjen.

Bashkim Bajrami thotë: “Më kanë vjedhur shtëpinë 12 nëntor 2016. Lajmërova policinë. Me kishin marrë 13 milion lekë të vjetra. Pas dy tre ditësh vjen operativi i zonës më tha Bashkim, do të ndihmoj me mish e shpirt. Më 10 shkurt vete tek prokurorja e çështjes Elveta Stafa, nuk më thirri shkova vetë. Më tha dosja jote nuk ka fakte. Fol me Xhevit Bicin i thashë, (inspektorin e rendit për zonën) ai e di mirë se kush janë hajdutët. Hajdutët janë Ervis Gjyla, Bujar Preçi me gjithë djalin, Arben Preçi, Denis Alusharari këta janë të sigurt”.

Më pas, ai tregon se prokuroria kishte komunikuar me inspektorin e zonës dhe ky i fundit i thotë se nuk çahet. “Mora informacion se një avokat Bardh Preçi e dinte saktësisht çështjen time. U takuam dhe më tha“, kur je vjedhur ti mua më ka marrë prokuroja Stafa dhe më ka thënë hajde tek zyra. Më tha është bërë një vjedhje në Llixhë , është një Preç, nëse e ke gjë ti ta ndihmojmë”. Me 16 nëntor e kam marrë në telefon i thashë unë do ta bëj publike këtë punë. Më tha do të q… r.., do të hap kafkën nëse e bën publike” tregon Bashkimi.

Pas një vit e gjysmë prokuroja mbyll hetimet pa autorë të ngjarjes. Kjo ka detyruar Bajramin që të takoi ish prokurorin Ardian Nezha, i cili ka urdhëruar rihapjen e hetimeve dhe çështjen ia ka kaluar një tjetër prokurori të Elbasanit Hektor Mushit. Bashkim Bajrami ka denoncuar prokuroren Elveta Stafa dhe avokatin Bardh Preçi për pengim të hetimeve, deri tani as është thirrur nga organi i akuzës qoftë për vjedhjen e banesës apo edhe të kallëzimit për prokuroren Stafa dhe avokatin Preçi. Ndërsa hajdutët e shtëpisë së tij dihen, fakt të cilin në biseda e pranon inspektori i krimeve dhe inspektori i rendit, prokuroria akoma nuk i ka thirrur për t’i pyetur ata.

Ata largojnë fajin nga vetja në bisedë më Bashkimin dhe thonë se dosja është në prokurori dhe aty çalon e gjithë puna. Prokurori Hektor Mushi, në takim me denoncuesin i tregon rrugën e vetëgjyqësisë qytetarit, ose ndryshe duhet të presë, pasi dosjen e ka inspektori i krimeve ai i ka vonuar hetimet sipas tij. Ndërsa Bajrami këmbëngul që të ballafaqohet me hajdutët, por edhe me personat që po e mbulojnë atë. “Kërkoj vetëm drejtësi, pasi këtë nuk do e lë me çdo çmim” shprehet ai për Fiks Fare. Ndërkohë nga bisedat me prokurorin Hektor Mushi ai pranon se e ka lënë pas dore çështjen, duke u justifikuar se është shumë i zënë me punë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020467042922974
array(1) { ["section"]=> string(82) "skandali-i-prokurorise-3-vjet-asnje-hetim-per-grabitjen-e-13-milione-lekeve-165063" }