Skandali i rrugëve, Edmond Haxhinasto nga prokuroria: U pyeta për përgjegjësitë e mia

Publikuar tek: barometri, më 08:19 20-02-2018 Skandali i rrugëve, Edmond Haxhinasto nga prokuroria: U pyeta për përgjegjësitë e mia

Ish-ministri i Transporteve, aktualisht deputet i LSI në kuvendin e Shqipërisë, Edmond Haxhinasto ka dalë pas dy orësh nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Ai është përballur me pyetjet e gazetarëve, pas dy orësh në prokurori, por ish-ministri nuk ka preferuar të japë shumë detaje dhe shpjegime.

“U pyeta për ato gjëra që kanë të bëjnë me përgjegjësitë e mia kur isha ministër, një periudhe të zhvillimit të këtij projekti”, u shpreh i prerë ish-ministri, në në lidhje me procedurat e rrugës Tiranë-Elbasan, projekt për të cilin ish-kreu i ARRSH është në arrest me burg, i akuzuar për shërdorim detyre dhe fondet e shtetit, shumë që kap vlerën e 54 milionë dollarëve.

Ish-ministri u paraqit sot në rreth orës 12.00 dhe doli vetëm para pak minutash, ndërsa aktualisht po verifikohet, pas kallëzimit që bëri ministri Damian Gjiknuri ku janë konstatuar shkelje dhe dëme në fondin e buxhetit të shtetit për rrugën Tiranë-Elbasan.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020750045776367
array(1) { ["section"]=> string(90) "skandali-i-rrugeve-edmond-haxhinasto-nga-prokuroria-u-pyeta-per-pergjegjesite-e-mia-110815" }