Skandali i rrugëve, mbërrin te Krimet e Rënda ministri Gjiknuri, ja kush është prokuroria që po e merr në pyetje

Publikuar tek: politike, më 17:07 26-02-2018 Skandali i rrugëve, mbërrin te Krimet e Rënda ministri Gjiknuri, ja kush është prokuroria që po e merr në pyetje

Mbërrin në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ministri i Infrastrukturës dhe Energjitikës Damian Gjiknuri.

Ministri do të japë dëshminë e tij lidhur me skandalin e rrugëve pas kallëzimit qe Ministria e drejtuar prej tij ka bërë. Mësohet se ministri Gjiknuri do të merret në pyetje te Krimet e Rënda nga prokuroria, Elisabeta Imeraj.

Sakaq, më herët u morën në pyetje edhe dy ish-ministrat Edmond Haxhinasto dhe Sokol Dervishaj. Dëmi ekonomik i shkaktuar nga shkeljet kap vlerën e 53 milionë e 983 dollarë ndërsa është konstatuar edhe shkelje e disiplinën financiare në vlerën e 16 milionë e 177 dollarë.

Krimet e Rënda kanë dhanë masën “arrest me burg” për ish-drejtuesin e ARRSH Dashamir Xhika. Së bashku me Xhikën, janë arrestuar edhe Aksel Qurduka, ish-Drejtor i Njësisë së Menaxhimit të Projektit të rrugës Tiranë-Elbasan dhe Albens Alite, Drejtor aktual i kësaj njësie, pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar.

 

 imeraj-e1508499385383.jpg

Prokuroria Elisabeta Imeraj

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010852098464966
array(1) { ["section"]=> string(117) "skandali-i-rrugeve-mberrin-te-krimet-e-renda-ministri-gjiknuri-ja-kush-eshte-prokuroria-qe-po-e-merr-ne-pyetje-111545" }