Skandali i shembjes së urës në Vlorë, flasin përgjegjësit: Si qendron e vërteta!

Publikuar tek: aktualitet, më 15:34 15-05-2017 Skandali i shembjes së urës në Vlorë, flasin përgjegjësit: Si qendron e vërteta!

Këto janë pamjet e shembjes së urës së “Nju Jorkut” sot në Vlorë në kuadër të projektit të Lungomares.

Por përtej çdo imagjinate njerëzore, shembja e urës bëhet ndërkohë që kalojnë makinat poshtë saj. Askush nuk ka marrë mundimin të vendosë bllokimin e qarkullimit por shembja vazhdon ndërkohë që jetë njerëzish rrezikohen poshtë urës.

Kujtojmë se “Lungomarja” muaj më parë i mori jetën 18 vjeçarit Kristi Panajoti, por pavarësisht sensibilizimit të madh qytetar, shteti nuk e ka vënë "ujin në zjarr" dhe rrezikoi sot sërish shtetasit e tij. 

Ndërkohë pas këtyre pamjeve të filmuara nga gazetari Enrik Mehmeti, instancat përgjegjëse kanë shpjeguar për newsbomb.al se gjatë operacionit makinat kanë kaluar në korsinë ku nuk po punohej, kësisoj jeta e çdo qytetari ka qenë e mbrojtur.  Ata thonë se fluksi është mbajtur nën kontroll gjatë gjithë kohës nga policia dhe se në fakt nuk po shembet ura por vetëm trasetë e saj. Të njëtat burime thonë se shëmbja totale e urës do të bëhet vetëm pas orës 12 të mesnatës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « AKU bllokon 26 ton mish pule me prezencë të Salmonella SPP (SKANDALI)
Vrasja e Artan Cukut, policia shumë pranë gjetjes të autorit, pritet krahasimi i ADN-së »
Article Logic
Execution time: 0.011093854904175
array(1) { ["section"]=> string(83) "skandali-i-shembjes-se-ures-ne-vlore-flasin-pergjegjesit-si-qendron-e-verteta-78700" }