“Skandali i trukimeve”, MD çon në Prokurori raportin e UEFA-s, Bode, Takaj dhe Zeqo do merren në pyetje

Publikuar tek: aktualitet, më 17:10 14-10-2016 “Skandali i trukimeve”, MD çon në Prokurori raportin e UEFA-s, Bode, Takaj dhe Zeqo do merren në pyetje

Ministria e Drejtësisë ka çuar në Prokurori Raportin e UEFA-s për çështjen e trukimeve të Kampionatit Shqiptar, pikërisht të skuadrës së Skënderbeut që është përmendur për 53 ndeshje të trukuara ndër vite, si brenda, po ashtu edhe jashtë kufijve të Shqipërisë.

Siç është bërë me dije edhe më parë, njoftohet se raporti i UEFA-s do të hetohet nga gjyqtarët shqiptarë, të cilët do të marrin vendimin dhe masat për klubin bardhekuq.

Por, para së gjithash, mësohen emrat e zyrtarëve që do të pyeten për këtë çështje. Ish-ministri i Financave, Ridvan Bode, ish-presidenti i Skënderbeut, Agim Zeqo dhe presidenti aktual i skuadrës korçare, Ardjan Takaj, do të dëshmojnë para trupës gjykuese në një tjetër datë, ku do të vërtetohet kjo çështje që ka prekur sportin në Shqipëri dhe po diskutohet prej ditësh.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0089321136474609
array(1) { ["section"]=> string(104) "skandali-i-trukimeve-md-con-ne-prokurori-raportin-e-uefa-s-bode-takaj-dhe-zeqo-do-merren-ne-pyetje-56198" }