Skandali i radhës shfaqet në vendimet e Komunës së Lukovës, ku ish-konsulli grek në Gjirokastër Nikolaos Kotrokois ka marrë titullin ‘’Qytetar Nderi’’, me vendim të komunës, por përveç shkruar në ship është shkruar edhe në gjuhën greke.
Komuna ka dhënë këtë titull, duke shkelur në këtë mënyrë Kushtetutën e Shqipërisë, e cila thotë qartë se gjuha zyrtare në Republikën e Shqipërisë është gjuha shqipe. Titulli është firmosur nga vetë kreu i Komunës, Vladimir Kumi. Fakti vjen i raportuar nga gazetari Arben Llalla. "Për përkrahjen, mbështetjen dhe kontributin e dhënë për zgjidhjen e problemeve me dokumentat e qytetarëve të komunës Lukovë në lidhje me shtetin grek'', thuhet në motivacionin e titullit, i cili është shkruar në greqisht.Po në greqisht është shkruar edhe emri i këshillit
Kotrokois ka marrë të njëjtin titull edhe nga Komuna Aliko dhe tashmë është konsull i Greqisë në Venezuelë, që prej mesit të muajit mars.
Nikolaos Kotrokois me kryetarin e Bashkisë Përmet