Video ku kandidatët për institucionet e vettingut pyeteshin nga profesori i njohur, Përparim Kabo u bë virale në rrjetet sociale, me përgjigjet e “vetingarëve” që linin shumë për të dëshiruar.
Por pavarisht nivelit të ulët kulturor që shfaqën disa prej tyre dhe performancën e dobët në prezantim, duket se kjo nuk ka ndikuar në vendim për t’i bërë ata pjesë të procesit të vettingut.
Këtë gjë e ka zbuluar në një postim në rrjetet sociale Ilir Kaduku. Ky i fundit është një nga themeluesit e Partisë Demokratike dhe thotë se një nga kandidatët, që tha se dhurata më e shtenjtë që kishte marrë ishte 70 euro, kishte fituar si pari në garë.
Kaduku e cilëson si turp të madh këtë gjë dhe kërkon ndërhyrjen e opozitës edhe pse e thekson se ajo është fallso.
Më poshtë postimi i plotë: