Skandali/ Kosova pjesë e Serbisë, ja harta e mini-shengenit ballkanik të Ramës dhe Vuçiç

Publikuar tek: rajon, më 23:18 11-11-2019 Skandali/ Kosova pjesë e Serbisë, ja harta e mini-shengenit ballkanik të Ramës dhe Vuçiç Kryeministri Edi Rama, presidenti serb Aleksander Vuçiç, kryeministri maqedonas Zoran Zaev

Bashkëpunimi për mini-shengenin ballkanik, iniciativë e nisur nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama duket se pas takimit në Novi-Sad dhe Samitit të Ohrit, do të finalizohet më 21 dhjetor në takimin e Durrësit.

Sipas projektit të mini-shengenit ballkanik të iniciuar nga Rama dhe Vuçiç, përfshihet edhe harta me vendet pjesëmarrëse, ku në mënyrë skandaloze Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë.

Gazeta serbe ‘Blic’, në një shkrim të publikuar rreth këtij projekti, ka publikuar edhe hartën skandaloze ku Kosova përfshihet brenda territorit të Serbisë. Ndër të tjera gazeta serbe ka folur edhe për përfitimet e Serbisë dhe sfidat me të cilat do të përballet Beogradi me marrëveshjen e mini-shengenit ballkanik.

Kundër kësaj nisme të iniciuar nga kryeministri Rama dhe presidenti serb Vuçiç, kanë dalë e gjitha klasa politike në Kosovë.  

Edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka kritikuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, i cili po merr pjesë në nisma të shteteve të cilat nuk e njohin Kosovën.

Ndërkohë ish-kryeministri i Kosovës dhe kreu i LDK-së e ka akuzuar Ramën se po synon që të krijojë ‘Jugosllavinë e vogël’.

Edhe lideri i Vetëvendosjes dhe kryeministri në ardhje i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Edi Rama po nxitohet dhe se samiti i Ohrit dhe mini-shengeni ballkanik është i parakohshëm.

Ai e ka këshilluar kryeministrin e Shqipërisë që primar të ketë bashkëpunimin me Kosovën dhe jo atë me Serbinë.

Kundër kësaj nisme kanë qenë edhe i dërguari Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matheë Palmer dhe Përfaqësuesja për Çështjet e Jashtme dhe të Sigurisë në BE, Maja Kocijancic.

harta.png

fotototot.jpg

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074188709259033
array(1) { ["section"]=> string(93) "skandali-kosova-pjese-e-serbise-ja-harta-e-mini-shengenit-ballkanik-te-rames-dhe-vucic-185543" }