Skandali / “Lufra” dhe “Erzeni”, produkte me “Benzoat” 4 herë mbi normën e lejuar

Publikuar tek: aktualitet, më 12:24 12-06-2016 Skandali / “Lufra” dhe “Erzeni”, produkte me “Benzoat” 4 herë mbi normën e lejuar

Dy kompanitë “Lufra” dhe “Erzeni” që prodhojnë produkte ushqimore me bazë qumështin përdorin “Benzoat” 4 herë mbi normën e lejuar duke vënë në rrezik jetën e konsumatorëve.

Sipas një denoncimi nga “ GazetaTelegraf”, këto dy firma, deklarojnë se qumështin e sigurojnë dhe e përdorin 100% natyral nga lopët e delet, por këtë nuk e besojnë as vetë lopët, madje as delet! Nuk mund të akuzojmë drejtorin e riskut në AKU, se duke qenë mësues fizkulture nuk ka haber nga punët e kontrollit të qumështit (apo për fakte të tjera që thonë gojët e liga), mbasi siç dihet ai ka në varësi edhe ndonjë specialist të fushës.

Dy kompantë prodhojnë produkte qumështi duke përdorur një reagent të quajtur “Benzoat”, që nëse hidhet mbi normën e lejuar quhet jo vetëm abuzim në cilësi, por edhe risk me rrezik për jetën e konsumatorit.

Çfarë ndodh? Këto dy kompani, përveç abuzimit që prodhojnë me qumësht pluhur të përzier edhe me pak qumësht natyral (bio), për të arritur parametra fallco të gjendjes së fortë (lidhjes fizike) dhe rezistencën po fiktive të produktit, përdorin reagentin “Benzoat”, ose antioksiduesin siç quhet teknologjikisht. Ky reagent, duhet përdorur në masën 150 gram për çdo 100 litër qumësht! Në fakt, sipas denoncimeve të bëra nga njerëz që kanë punuar e punojnë brenda këtyre kompanive, “ustallarët” e babëzitur të “Lufrës” e “Erzenit”, që faktikisht me këtë veprim mund të quhen zhvatës (nëpërmjet cilësisë së dobët) dhe “vrasës” të konsumatorit me falsitetin e jetë-gjatësisë së produktit, nuk i hedhin qumështit 150 gram reagent “Benzoat” sa e përcakton standardi teknologjik i lejuar, por hedhin 500-600 gram në çdo 100 litër qumësht.

Me këtë abuzim, që quhet “krim ushqimor”, firmat në fjalë falsifikojnë dy parametra bazë të produktit. Shtojnë jetëgjatësinë fallco të produktit në treg dhe bëjnë lidhje fizike të produktit po fallco! Pra, produktet që “Lufra” dhe “Erzeni” nuk janë aq të “trashë” sa duken dhe me afat skadence të shkruajtur në etiketat dhe kapakët e ambalazheve. Nëse qumështit i hidhet 150 gram reagent “Benzoat”, ai do të jetë jo aq i trashë, por i holluar, ndërsa afati i skadencës do të jetë vetëm 28 ditë e jo më tepër, për të evituar oksidimin e produktit me qëllim mbajtjen sa më gjatë në treg, siç ndodh realisht, raporton “Telegraf”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029200077056885
array(1) { ["section"]=> string(78) "skandali-lufra-dhe-erzeni-produkte-me-benzoat-4-here-mbi-normen-e-lejuar-43257" }