Skandali me agjentin rus dhe serb, Beogradi urdhëron hetimin për pamjet filmike (VIDEO)

Publikuar tek: rajon, më 18:56 21-11-2019 Skandali me agjentin rus dhe serb, Beogradi urdhëron hetimin për pamjet filmike (VIDEO) Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti serb, Aleksander Vucic

Beogradi ka nisur një hetim pasi shfaqjes së një videoje ku tregohej se një diplomat rus ose një oficeri i inteligjencës, i dorëzonte një sasi parash një shtetasi serb.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, ka urdhëruar hetimet pasi video u publikua në YouTube më 17 nëntor.

Agjensia e inteligjencës serbe beson se video është autentike dhe planifikon të japë informacione të mëtejshme pas një takimi të Këshillit të Sigurisë Kombëtare ditën e sotme, sipas agjensisë shtetërore të lajmeve serbe Tanjug, transmeton newsbomb.al.

Lajmet për këtë video e shtynë Moskën të shmangte gjasat për dobësimin e marrëdhënieve diplomatike me Beogradin.

Videoja është ngarkuar nga një llogari me emrin Kdjuey Lskduf dhe tregon  synon dy burra që takohen në Beograd Teksa njëri i jep një sasi parash tjetrit.

Njëri nga burrat, për të cilin thuhet se është një diplomat rus apo oficer i inteligjencës, është parë duke i dorëzuar një çantë transportuesi burrit të dytë, fytyra e të cilit është mjegulluar në video, por thuhet se është serb, sipas personit që ka hedhur pamjet në internet me një adresë fallco.

Në video u pa se njeriu i dytë më vonë u fut në një automjet, ku shihet teksa merr çantën dhe nxjerr një tufë parash, transmeton newsbomb.al. 

Kryeministrja serbe Ana Brnabic në një prononcim për një media serbe, tha se një incident i tillë do të ishte çështje serioze dhe problem nëse provohej se ishte e vërtetë.

Dihet që marrëdhëniet diplomatike mes Moskës dhe Beogradit kanë qenë historikisht mjaft të ngushta.

Muajin e kaluar Serbia nënshkroi një marrëveshje tregtare me Bashkimin Ekonomik Euroaziatik të udhëhequr nga Rusia pavarësisht se ishte një kandidat për anëtarësim në BE.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007620096206665
array(1) { ["section"]=> string(91) "skandali-me-agjentin-rus-dhe-serb-beogradi-urdheron-hetimin-per-pamjet-filmike-video-186726" }