Skandali me fabrikën e bakrit në fshatin Marikaj në bashkinë e Vorës, si pasojë e së cilës po ndotet masivisht mjedisi ka bërë që qindra banorë këtë paradite të ngrihen në protestë.
Kjo fabrikë që ndodhet pranë autostradës Tiranë-Durrës lëshon tym të zi thuajse 24 orë në 24, duke u kthyer në një kërcënim serioz për jetën e banorëve. Pavarësisht denoncimeve deri tani nuk ka patur asnjë reagim zyrtar, ndërsa banorët sot protestojnë kundër kësaj fabrike, ose të detyrohet të përdorë filtrat kundër ndotjes së mjedisit. Banorët thonë se filtrat e fabrikës nuk ndizen me qëllim që të kursehet sa më shumë energjia elektrike, pa marrë parasyshë se kjo kosto po u kushton jetën qindra banorëve që jetojnë aty pranë.
Banorët kanë paralajëmruar se do të bllokojnë autostradën Tiranë-Durrës, në rast se nuk merren masa ndaj biznesit që po helmon gradualisht banorët e kryeqytetit.