Skandali me Kanionin e Holtës/ Nisin protestat e banorëve, reagon edhe Bashkia e Gramshit

Publikuar tek: aktualitet, më 13:37 22-01-2019 Skandali me Kanionin e Holtës/ Nisin protestat e banorëve, reagon edhe Bashkia e Gramshit Leja per proteste dhe reagimi i bashkisë Gramsh

Prej ditësh tashmë vazhdon shqetësimi i banorëve të Gramshit për punimet dhe lejen e ndërtimit për HEC-in pranë hyrjes se Kanionit të Holtës.

 

Bashkia sqaron se nuk është në kompetencën e tyre të vendosin për lejet e HEC-eve përgjatë shtrateve të lumenjve. Sipas bashkisë Gramsh projekti nuk prek hyrjen dhe nuk cënon monumentin natyror.

Ja reagimi i Bashkisë Gramsh:- "Duke marrë shkas nga problemi i ndërtimit të HEC “Strori” pranë kanionit të Holtës, i cili po ndërtohet nga kompania “ERA HYDRO” shpk, e ndjejmë për detyrim të sqarojmë opinionin e gjërë publik, se bashkia Gramsh NUK është pjesë në këtë vendimmarrje, aq më pak përgjegjëse në hapat dhe proçedurat ligjore që janë ndjekur dhe zbatuar nga institucionet shtetërore.

Për HEC “Strori”, kompania “ERA HYDRO” shpk është pajisur me vendim paraprak për Vlerësimin e Ndikimit Mjedisor më 18.04.2017, nga Agjensia Kombëtare e Mjedisit. Me Vendim nr.74, datë 20.02.2018, Ministria e Kulturës (Këshilli Kombëtar i Restaurimeve) ka miratuar projektin e këtij ndërtimi dhe Këshilli i Ministrave, Këshilli Kombëtar i Territorit, me Vendim nr.05, datë 27.04.2018 kanë miratuar lejën ndërtimore.

Duhet theksuar gjithashtu se legjislacioni aktual në fuqi, administrimin e burimeve ujore ja ngarkon Agjensisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore dhe vendimmarrja për burimet ujore në territorin e Bashkisë Gramsh bëhet nga Këshilli i Basenit Ujor Seman me qendër në Fier.

Për transparencë dhe për të mbështetur interesat e banorëve, bashkia inicioi dy dëgjesa publike (në Shtator dhe në Nëntor 2018) me banorët e fshatrave Kotorr, Liras dhe një pjesë e fshatit Tërvol. Pjesëmarrësit në takim, ranë dakord me ndërtimin e këtij hidrocentrali (janë të dokumentuara me firmat e banorëve dhe të përfaqësuesve të pleqësisë në proçesverbalet e mbajtura), por i kërkuan kompanisë:

1.Të mos pengohet uji për blegtorinë;

2.Të mos pengohet vaditja për periudhën 15 Qershor-15 Tetor;

3.Të sistemohen rrugët e fshtarave Liras dhe Kotorr lartë;

4.Të ndërtohen argjinatura për mbrojtjen e tokave bujqësore;

5.Të kryen investime për ujësjellësin e fshatit Liras;

6.Të punësohen banorë të zonës.

Këto kërkesa janë marrë parasysh të zbatohen  nga kompania ndërtuese.

- Nga studimi i të dhënave të projektit, konstatohet se:

Projekti i këtij hidrocentrali nuk parashikon digë, që do të ishte i dëmshëm për Kanionin, por ndërtimin e një vepre për marrjen e ujit, e cila është 142.7 metra linear larg hyrjes së monumentit natyror. Në projekt është parashikuar ndërtimi i urës së varur në vend të asaj ekzistuese, krijimi i një parku rekreativ me sipërfaqe 2400 m2, me trotuarë, pemë dekorative të zonës, stola për shlodhje dhe shkallë për të zbritur në kanion.

Ky është projekti dhe ne jo vëtëm shpresojmë, por do të këmbëngulim me vendosmëri për zbatimin e të gjitha kushteve të kontratave që janë nënshkruar nga institucionet përgjegjëse.

Theksojmë se kanioni i Holtës do jetë i vizitueshëm si më parë, nuk do zihet gryka e kanionit dhe nuk do ndërhyet absolutisht në kanion.

Ne jemi me qytetarët dhe gjithmonë në mbrojtjen e interesit publik”, shkruan bashkia e Gramshit në faqen e saj të Facebook.

Por qytetarët janë te mendimit se duke qënë një monument natyre, dëgjesat duhet të përfshinin të gjithë banorët e qytetit sepse monumenti është pronë e përbashkët. Ndërkohë grupet e interesit dhe banorët e zonës së Gramshit kanë paralajmëruar protesta në ditët në vijim. Endri Mema/newsbomb.al

50968445_1975722196057757_4150749561284984832_n.jpg

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Balluku shkarkoi Afrim Bakajn, ja DREJTORI i ri i portit të Durrësit
Aktivitet i paligjshëm i prodhimit të gurit, procedohen 3 persona në Skrapar »
Article Logic
Execution time: 0.012860059738159
array(1) { ["section"]=> string(94) "skandali-me-kanionin-e-holtes-nisin-protestat-e-banoreve-reagon-edhe-bashkia-e-gramshit-149840" }