Skandali me keqpërdorimin e të dhënave, Facebook rrezikon të marrë gjobën marramendëse

Publikuar tek: bota, më 13:25 13-07-2019 Skandali me keqpërdorimin e të dhënave, Facebook rrezikon të marrë gjobën marramendëse

Miratohet gjoba rekord prej 5 miliardë dollarësh ndaj Facebook për skandalin Cambridge Analytica, që ka të bëjë me keqpërdorimin e të dhënave nga rrjeti social. 

Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorëve ka miratuar gjobën, ndërkohë që Komisioni Federal i Tregtisë në SHBA po heton për pretendimet e Cambridge Analytica.

Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorëve ende nuk ka bërë asnjë koment rreth kësaj gjobe, e cila pritet të aprovohet nga Departamenti i Drejtësisë.

Ende nuk dihet sa do të zgjasë kjo procedurë për një vendim përfundimtar.

Kujtojmë kompania britanike Cambridge Analytica akuzohet se ka përdorur të dhënat personale të 50 milionë anëtarëve në Facebook për të influencuar në zgjedhjet presidenciale në SHBA në 2016.

Nëse Facebook do të gjobitet me 5 miliardë dollarë, kjo do të jetë gjoba më e madhe e vendosur deri më sot ndaj një rrjeti social.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0079920291900635
array(1) { ["section"]=> string(92) "skandali-me-keqperdorimin-e-te-dhenave-facebook-rrezikon-te-marre-gjoben-marramendese-172075" }