Skandali me kreditë e Veneto Banka/ Italianët duan kreditë shumilionëshe, gjyqtarët “kërcënohen” nga “Tranzit”, ja dy biznese që nuk kanë dijeni (HESHT BANKA E SHQIPERISË-FAKSIMILE)

Publikuar tek: aktualitet, më 16:46 21-11-2019 Skandali me kreditë e Veneto Banka/ Italianët duan kreditë shumilionëshe, gjyqtarët “kërcënohen” nga “Tranzit”, ja dy biznese që nuk kanë dijeni (HESHT BANKA E SHQIPERISË-FAKSIMILE) Veneto Bank, Andi Ballta administrator i Tranzit, faksimilet (Montazh)

Zbardhen detaje të reja për skandalin me Veneto Banka sh.a. Shoqëria Italiane që merret me likujdimin e aseteve të klientëve, së fundmi ka ndryshuar emrin, nga SGA spa në AMCO spa.

 

Me këtë emër të ri italianët po tentojnë sërish të bëjnë të tyret kolateralet shumëmilionëshe të ish bankës “Veneto Banka” sh.a. duke kërkuar Urdhëra Ekzekutimi në Gjykata me një emër tjetër. Të gjitha kërkesat bëhen në fshehtësi të bisnesmenëve që kanë patur kredi te banka Veneto.  Gjykata e Tiranës është vënë në presion të fortë nga dhjetra kërkesa që ka depozituar “italiani” Andi Ballta. Gjyqtarët kërcënohen me vetting pë të nxjerrë urdhra ekzekutimi të paligjshëm për një shoqëri të paligjshme. Shumica e gjyqtarëve po e refuzon kë shantazh skandaloz. Po paraqesim vetëm dy vendime të dy bisneseve që s’kanë asnjë dijeni për to.

11111_945731679144241_6667764949822996480_n.jpg

22222_492660358259373_2206475543501602816_n.jpg

33333_824900374600403_8361803177825140736_n.jpg

444444_441702976728225_5937516863352209408_n.jpg

555555_800492443713885_8207596981267202048_n.jpg

666666_1496276360522777_6844946133333049344_n.jpg

Po çdo ndodhë me miratimet që ka autorizuar deri tani Banka e Shqipërisë, përgjegjëse kryesore e kërkesave në Gjykata dhe këtij transaksioni për të cilin është regjistruar edhe një çështje penale nga Prokuroria e Tiranës? Po për Deklaratat Noteriale të firmosura mes e likujdatorëve të falimentit italian LCA spa dhe SGA spa, me të cilat u ndryshuan kolateralet e klientëve të Veneto Banka sh.a. në hipoteka?

Banka e Shqipërisë meqë ka lidhur një marrëveshje okulte që nuk e bën publike me Tranzit dhe SGA spa ose sot AMCO spa., mund të jetë edhe ideatorja e manovrave të tilla për të cilat italianët shquhen që janë mjeshtra të vërtetë, por kur kanë dhe shqiptarë garantorë si Andi Ballta dhe Gent Sejko. Ky i fundit, me shumë siguri për të fshehur gjurmët e gjithë shkeljeve të denoncura nga ana e klientëve të ish Veneto, të cilët kanë ngritur padi penale, si dhe nga zhurma mediatike, ka dhënë orientimet përkatëse.

Ndoshta këtu mund të ketë ndikuar edhe përplasja me Ministrinë e Drejtësisë e cila e ka kërcënuar hapur Bankën e Shqipërisë se është duke kryer një vepër penale. Gent Sejko duke lejuar një procedurë të tillë, ka lejuar një shoqëri mbledhje borxhesh të këqija si Tranzit, kur këtë aktivitet duhet ta kryejë Përmbarimi Gjyqësor.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0082190036773682
array(1) { ["section"]=> string(179) "skandali-me-kredite-e-veneto-banka-italianet-duan-kredite-shumilioneshe-gjyqtaret-kercenohen-nga-tranzit-ja-dy-biznese-qe-nuk-kane-dijeni-hesht-banka-e-shqiperise-faksimile-186714" }