Akuzat për shpërdorim detyre me pronat në Durrës, Apeli rikthen në detyrë punonjësen e ALUIZNI-t

Publikuar tek: aktualitet, më 16:05 10-10-2019 Akuzat për shpërdorim detyre me pronat në Durrës, Apeli rikthen në detyrë punonjësen e ALUIZNI-t

Gjykata e Apelit rikthen në detyrë punonjësen e ALUIZNI-t të Durrësit Lusiena Kolën.

Mësohet se gjykata ka hedhur poshtë akuzat e ngritura për shpërdorim detyre dhe ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë.

Kola akuzohet se ka shpërdoruar detyrën në legalizimin dhe regjistrimin e disa pronave të paluajtshme, konkretisht ka pajisur me certifikatë kompleksin “Lura sh.p.k.”.

Gjithashtu për këtë çështje është shpallur në kërkim edhe ish-drejtori i ALUIZNI-t Flamur Gjuzi dhe u arrestua drejtori Liridon Pula.

Ndërkohë vazhdojnë të jenë nën hetim edhe zyrtarët e tjerë, të cilët janë pjesë e Hipotekës dhe ALUIZNI-t, para se këto dy struktura të bashkoheshin në një institucion të vetëm.

Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama ka akuzuar prokurorin Arjan Ndoja që ka në dorë çështjen se ka arrestuar zyrtarët për llogari të organizatave kriminale.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.12407398223877
array(1) { ["section"]=> string(82) "skandali-me-pronat-ne-durres-apeli-rikthen-ne-detyre-punonjesen-e-aluizni-t-181524" }