Skandali me pronat në Ksamil, privati u kërkon me forcë tokat banorëve

Publikuar tek: aktualitet, më 18:00 12-05-2015 Skandali me pronat në Ksamil, privati u kërkon me forcë tokat banorëve

Pronarët e tokave në Ksamil po përballen me një skemë tepër të dyshimtë me pronat në Komunën e Ksamilit, duke u kërcënuar të paguajnë qëra për pronat e tyre në të cilat kanë shtëpitë dhe bizneset.

Bëhet fjalë për 137 hektar tokë të përcaktuara fillimisht si “kullota dhe pemishte” në pronësi të Kryegjushatës Botërore Bektashiane të përfitura nga Agjensia e Kthimit dhe Kompesimit të Pronave  Vlorë me vendim të vitit 2008, por që më pas kjo pasuri prej 137 hektarësh është ndarë në 3 pasuri të tjera, dy në pronësi të Kryegjyshatës Bektashiane dhe një pjesë prej 250 mijë metra katrorë ka kaluar në pronësi të Rebani Bocait, ky i fundit akuzohet nga Kryegjyshata Bektashiane për pronën që vetë ata i kanë kaluar Bocait.

Por prona e njohur si “Kullota e Ksamilit” mbi të cilën ndodhen shumë shtëpi, biznese dhe plazhe të banorëve të Ksamilit, të cilët kanë paditur këtë skemë mashtrimi, nga e cila atyre u bëhet presion për pagesë qiraje kundrejt Rebani Bocait, ka kaluar nëpërmjet një kalbari të gjatë pronarësh, firmash dhe banka.

Nga sipërfaqja prej 190 mijë metra katrorë në pronësi të Rebani Becait është shpronësuar në vitin 2012 një pjesë prej 500 m2, e cila i ka kaluar shtetasit Qazim Qëndra dhe 30 mijë metra katror i kanë kaluar “Efor-K” shpk. Kjo e fundit e ka shitur pronën te “Geci” shpk ndërsa dy pjesët e tjera të pronës, përkatësisht 95 mijë m2 dhe 82 mijë m2 në pronësi të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane i janë shitur shoqërisë “Dola” shpk. Shoqëria “Dola”shpk ka shitur pjesën prej 95 mijë m2 (nga totali prej 177 mijë m2) shtetasit Bujar Nurka.

Një pjesë e kësaj toke prej 20 mijë metra katrorë i ka kaluar Bankës “Credins” në bazë të sekuestros nga shoqëria përmbarimore “Baliliff Services Albania”.

Kryegjyshata Botërore Bektashiane i ka shitur Shkëlqim Beshirit tokë me sipërfaqe 47 mijë metra katrorë i cili më pas i ka shitur një pjesë prej 8732 m2 Rahman Selmanllarit. 30 mijë m2 në pronësi të Rebani Bocait e cila është vendosur fillimisht si garanci te “Union Bank”, i ka kaluar më pas në pronësi të “Ksamil Investment”, kjo e fundit e ka shitur pronën te Erion Cenokaci dhe Dashnor Cenokaci. Por nga kjo sipërfaqe që pretendohet se përfshihet në pronat e administruara nga Komuna Ksamil, 10 mijë m2 i janë shitur Hatixhe Muçajt.

Në vitin 2011 Rebani Bocai i shet 20 mijë m2 “Ksamil Investment” e cila e vendos si garanci në “Union Bank”, por me vendim pot ë vitit 2011 mbi këtë pasuri është vendosur masa e kufizimit pasi rezulton me mbivendosje. Ndërsa Kryegjyshata Bektashiane i ka shitur 25 mijë m2 Selaudin Bashllarit, pronë e cila pretendohet nga Komuna Ksamil.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ISIS rekruton femra shqiptare nëpërmjet rrjeteve sociale
Policia asgjëson 3 mijë rrënjë kanabis në Berat »
Article Logic
Execution time: 0.0085418224334717
array(1) { ["section"]=> string(75) "skandali-me-pronat-ne-ksamil-privati-u-kerkon-me-force-tokat-banoreve-10993" }