Dhjerta persona, ndër ta zyrtarë në Lezhë janë përfshirë në skandalin e tjetërsimit të pronave në bregdetin e Shëngjinit.
Por ka edhe nga ata qytetarë që pa patur dijeni për skemën e grabitjes së tokave kanë shpenzuar para për të blerë një pronë në zonën e “Ranës së Hedhun” në Shëngjin.
Mes tyre janë edhe prindërit e portierit të kombëtares shqiptare të futbollit, Etrit Berisha.
Prindërit e Berishës që luan me Atalantën në Seria A, e kanë blerë tokë te “Rana e Hedhun” nga personat që mendohet se e kanë tjetërsuar.
Sipas mediave në Kosovë, prindërit e kanë blerë tokën pasi “e kanë gjetur me çmim të lirë”.