Gjykata ka dhënë sot masën e arrëstit me bugr për Pjerin Xhuvanin, ish-kreun e LSI në Elbasan i akuzuar për përfshirjen në skemën e vjedhjes me anë të rimbursimit të barnave.
Ish-drejtori i Drejtorisë së Fondit të Detyrueshëm Mjekësor, Pjerin Xhuvani akuzohet se në bashkëpunim me disa nga të arrestuarit e tjerë kan zhvatur rreth 500 mijë euro nga buxheti i shtetit, me anë të skemës së mashtrimit të rimbursimit të barnave me fatura fiktive. Ai konsiderohet si një nga personat kryesorë në këtë skemë mashtrimi.
Masa e arrestit me burg është dhënë edhe për administratorin Hysni Rocin. Për 4 drejtuesit teknik të farmacive Gjykata ka vendosur "detyrim paraqitje" ndërsa për 3 punonjës të fondit është vendosur masa "detyrim paraqitje".