SKANDALI ME TAP/ Ndryshimi mes urave të gjigandit gazsjellës, ja si NUK investon në infrastrukturë (FOTOT KRAHASUESE)

Publikuar tek: ekonomi, më 11:15 27-02-2017 SKANDALI ME TAP/ Ndryshimi mes urave të gjigandit gazsjellës, ja si NUK investon në infrastrukturë (FOTOT KRAHASUESE)

Trans Adriatic Pipeline bazuar në kontratën me qeverinë shqiptare ka marrë përsipër që të investojë në dhjetëra rrugë dhe ura në zonat ku do të kalojë gazjsellësi, por diçka e tillë duket se nuk po realizohet.

Qytetarët denoncojnë vazhdimisht neglizhencën që TAP tregon në përmbushjen e detyrimeve, siç është një urë provizore e ndërtuar nga kompania Spiecapag mbi lumin Osum, në zonën e njohur si 'Uji i Zi' në Poliçan. Siç shihet edhe nga fotot, kompania e sjell nga TAP ka ndërtuar një urë me tuba, e cila do i shërbejë për disa kohë mjeteve që merren me ndërtimin e gazjsellësit.

Ndërkohë, pak metra më poshtë është ura ekzistuese, e cila ka nevojë për rikonstruktim, por Spiecapag nuk ka ndërhyrë.

Diferenca bëhet e qartë kur krahason punën e Spiecapag me atë të kompanisë Statkraft, e cila ka ndërtuar hidrocentralin e Banjës në Gramsh. Një urë e madhe dhe me të gjitha standardet është ngritur nga kjo kompani, bazuar në kontratën për hidrocentralin, e cila e bën të duket qesharake urën e ndërtuar nga TAP.

17012371_10155747963728765_301491407_n.jpg

*Ura e TAP

albania_bridge_1920x1080.jpg

*Ura në Gramsh

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031663179397583
array(1) { ["section"]=> string(119) "skandali-me-tap-ndryshimi-mes-urave-te-gjigandit-gazsjelles-ja-si-nuk-investon-ne-infrastrukture-fotot-krahasuese-70088" }