‘Skandali’me vajzën që u përdhunua, reagon Balla: Nëse është prekur, djali i deputetit të dënohet

Publikuar tek: barometri, më 06:50 28-09-2018 ‘Skandali’me vajzën që u përdhunua, reagon Balla: Nëse është prekur, djali i deputetit të dënohet

Në një video-konferncë në emisionin “Open” të Eni Vasilit, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me denoncimin e oficerit Emiljano Nuhu, i cili ka treguar se Xhisiela Maloku është përdhunuar nga djali i deputetit Rrahman Rraja, Rexhep Rraja.

Balla është shprehur se ai e ka thirrur dhe sot në zyrë deputetin Rraja për të sqaruar më mirë ngjarjen, ndërsa ka theksuar se nëse vajzës i është prekur fija e flokut, djali duhet të dënohet.


“Për mua është e rëndësishme që të zbardhet ngjarja, dhe nëse djali i deputetit i ka prekur dhe fijen e flokut vajzës duhet të dënohet”, ka thënë Balla.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018837213516235
array(1) { ["section"]=> string(100) "skandali-me-vajzen-qe-u-perdhunua-reagon-balla-nese-eshte-prekur-djali-i-deputetit-te-denohet-135864" }