Skandali me videopërgjimin në Austri, japin dorëheqjen dhe ministrat

Publikuar tek: bota, më 22:06 20-05-2019 Skandali me videopërgjimin në Austri, japin dorëheqjen dhe ministrat Kryeministri austriak Sebastian Kurz

Dy ditë më parë kryeministri austriak Sebastian Kurz ka thirrur zgjedhje të parakohëshme dhe ka dhënë dorëheqjen pas largimit të zv.kryeministrit, që i dha fund koalicionit të tij qeverisës.

Kruz ka shkarkuar sot dhe ministrin e Brendshëm Herbert Kickl. Mirëpo me largimin e Kickl, ka reaguar menjëherë partia e ekstremit të djathë ku ai aderonte bashkë me zv.kryeministrin e përfshirë në skandal duke tërhequr nga qeveria gjithë ministrat e tjerë.

Partia e djathtë FPO kishte vënë si kusht, për të mos u tërhequr nga qeveria, paprekshmërinë e ministrit të Brendshëm, Kickl. Po sot residenti Alexander Van der Bellen vendosi mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në fillim të shtatorit, pas kërkesës së vetë kancelarit Sebastian Kurz.

Kujtojmë se zv.kryeministri Heinz-Christian Strache dha dorëheqjen të shtunën, pasi dy gazetat gjermane, 'Der Spiegel' dhe 'Sueddeutsche Zeitung', publikuan pamje filmike ku ai shfaqej tek i ofronte kontrata shtetërore një investoreje të dyshuar ruse, gjatë një feste në Ibiza të Spanjës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011587858200073
array(1) { ["section"]=> string(74) "skandali-me-videopergjimin-ne-austri-japin-doreheqjen-dhe-ministrat-165054" }