Skandali në Austri, presidenti Van Der Bellen cakton datën e zgjedhjeve të parakohshme

Publikuar tek: bota, më 20:01 19-05-2019 Skandali në Austri, presidenti Van Der Bellen cakton datën e zgjedhjeve të parakohshme Presidenti austriak Alexander Van Der Bellen

Pas skandalit politik, kur zëvendëskancelari i Austrisë, Heinz Christian Strache përfshihej në një inçizim teksa i ofronte kontrata qeveritare një nënkontraktore ruse duke i kërkuar në këmbim donacione politike, kancelari Sebastian Kurz paralajmëroi dorëheqjen.

Presidenti i Austrisë, Alexander Van Der Bellen, pas këtij skandali ka thirrur zgjedhje të jashtëzakonshme në muajin shtator. Pas takimit me kancelarin Austriak, Sebastian Kurz, presidenti vendosi se zgjedhjet e parakohshme të mbahen në fillim të shtatorit.

Pas publikimit të video-skandalit ditën e djeshme, mijëra qytetarë u mblodhën para zyrës së kancelarit Kurz. Me pankarta në duar që shkruanin ‘Zgjedhjet e parakohshme tani’, qytetarët kërkuan edhe dorëheqjen e kancelarit.

Ky vendim erdhi disa orë pas dorëheqjes së Straches nga posti i zëvendëskancelarit, i cilie pranoi fajin duke thënë se sjellja e tij ishte “e papërgjegjshme” dhe se po jepte dorëheqjen në mënyrë që të shmangur dëmet e mëtejshme të qeverisë.

Dorëheqja e zëvendëskancelarit erdhi pas publikimit të një incizimi nga gazeta Der Spiegel, teksa në video shihet Heinz Christian Strache duke i ofruar kontrata qeveritare një gruaje që paraqitej si një investitore nga Rusia, dhe prezantohet si mbesa e një biznesmeni të njohur rus.

Kjo ngjarje kishte ndodhur më 2017 në Ibiza, disa muaj para zgjedhjeve parlamentare në Austri, ku Strache u emërua zëvendëskancelar.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012879133224487
array(1) { ["section"]=> string(92) "skandali-ne-austri-presidenti-van-der-bellen-cakton-daten-e-zgjedhjeve-te-parakohshme-164899" }