Skandali në biznesin fason: Si shfrytëzohen minorenët, punë në të zezë kundrejt 500 lekëve

Publikuar tek: aktualitet, më 21:10 15-03-2017 Skandali në biznesin fason: Si shfrytëzohen minorenët, punë në të zezë kundrejt 500 lekëve

Fiks fare tregoi sot sesi shfrytëzohen krahu i lirë i punës në Shqipëri nga biznesi fason.

Shumë prej këtyre bizneseve nuk  u paguajnë sigurimet punëtorëve, që është një detyrim ligjor,  ushtrojnë oraret e tejzgjatura e mbi të gjitha zbatojnë pagat minimale.  Kjo panoramë është thuajse në të gjitha qytetet e Shqipërisë aty ku operon biznesi fason. 

Investigimit 2 vjeçar i Fiks fare  për shfrytëzimin e punëtoreve në biznesin nisi nga një ankesë e ardhur në adresë të emisionit nga një punëtore masonerie. Ajo ishte punëtore e kompanisë "Mali sh.p.k", fabrikë këpucësh,  në qytetin e Lezhës e cila u ankua  në lidhje me pagesën dhe figuracionet.

Still0315_00025.jpg

Fiksi nisi menjëherë bashkëpunimin me denoncuesen për atë ccka po ndodhte në këtë kompani.  Pamjet treguan qartë se shqetësimet e punëtoreve në kompani ishin të shumta duke filluar nga paga e ulët  dhe puna e tyre e tejzgjatur  në të zezë.  Punëtoret paguheshin më 500 lekë dita jo , 8 orarësh por dita pasi nëse kishin punë do të punonin më gjatë. "Shiko si më janë bërë gishtat? I kam gropë, për 500 lekë në ditë" shprehet një punëtore e fabrikës.  Një punëtore tjetër shpreh pendesë  duke pohuar se për të filluar në këtë fabrikë kishte lënë një punë më të mirë , vetëm se ishte mashtruar nga pronari i firmës për kushtet dhe pagesën.  "O Zot si lash atë punë ku isha dhe erdha këtu me 500 lekë" shprehet ajo.

Still0315_00026_copy.jpg

Shkeljet e kodit të punës për këtë kompani nuk mbarojnë me kaq, në këtë biznes ka të punësuara vajza  16 vjeçare me kohë të plotë.  Vajza e mitur  i pohon njërës prej kolegeve se kishte filluar punë pasi nuk kishte mundur  të  ndiqte dot shkollën.  "Pagesën si të tjerat e kam, 500 lekë dita, nuk nisa shkollë dhe erdha këtu" shprehet 16 vjeçarja.

Më pas gazetarët vendosin të hyjnë në këtë kompani për të takuar pronarin . Shoqërimi i gazetarëve nga pronari i kompanisë  “Mali sh.p.k.” i bëri punëtoret të frikësoheshin  dhe të fshihnin të vërtetën nga frika e heqjes nga puna. Ato ngatërrohen me ato që thonë pasi përpiqen të gënjejnë duke mbrojtur pronarin. Njëra prej tyre thotë e marr rrogën në bankë, por nuk e di shumën  se sa merr ,"po në bankë e marr rrogën, jam e siguruar" thotë punëtorja me frikë, ndërsa pyetjes së gazetares sesa lekë merr nuk di ti përgjigjet.  Pronari i kësaj kompanie Alfred Mali pranon për Fiksin se nuk është perfekt ,por sipas tij do përpiqet t’i rregullojë kushtet.  Z.Mali përpiqet të justifikohet për pagat duke thënë se punëtoret këtu edhe mësojnë. Ndërkohë shefja e financës së kompanisë thotë se nuk ka pagë nën 220 mijë lekë (të vjetra) siç e parashikon kodi i punës.

Fasoneria, premtimi i kësaj qeverie

Still0315_00024.jpg

Biznesi fason është mbështetur nga qeveria me anë të një pakete të miratuar që në vitin 2014. Paketa fason përfshin shumë lehtësira për  këtë bisnes, disa prej të cilave janë :

 "- Për herë të parë parashikohet kontratë qiraje me tarifë simbolike 1 euro kontrata për industrinë fason.                                                                                                                                

 - Ulja e kostos administrative dhe shkurtim i kohës për operatorët ekonimik                                     

 -TVSH e karburantit kreditohet menjëherë pa pasur nevojë për të dorëzuar dokumente  apo për miratim nga Drejtoria Rajonale Tatimore.                                                                                  

 -Reduktim i kostove për biznesin.                                                                                                       

 -Lehtësim për financimin e bizneseve në teknologji me kredi të buta.                                                  

- Përjashtim nga TVSH për makineritë dhe pajsjet.            

- Lehtësim i procedurave doganore."

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aktivisti bën thirrje: Të gjithë nesër te Torra Veneciane, ja çfarë do ndodhë
Burri i falsifikon firmën dhe merr kredi, noteri-gruas: Ku di unë a ngjaje a nuk ngjaje (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.012431859970093
array(1) { ["section"]=> string(94) "skandali-ne-biznesin-fason-si-shfrytezohen-minorenet-pune-ne-te-zeze-kundrejt-500-lekeve-72033" }