Skandali në Butrint, Kumbaro ‘gozhdohet' në Kuvend, i del kundër edhe deputeti i PS

Publikuar tek: politike, më 16:35 11-10-2017 Skandali në Butrint, Kumbaro ‘gozhdohet' në Kuvend, i del kundër edhe deputeti i PS

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro është thirrur sot në një seancë dëgjimi në Kryesinë e Kuvendit lidhur me skandalin e ndërtimit në Parkun Arkeologjik të Butrintit nga një subjekti privat “Hako”, të cilit i është dhënë drita jeshile për ndërtimin e një bar-restoranti.

Deputetja demokrate Albana Vokshi i ka kërkuar Kumbaros të ndërpresë punimet, por kundër këtij ndërtimi është shprehur edhe deputeti i Partisë Socialiste në Sarandë, Alket Hyseni.

“Jo rastësisht jam ulur nga krahu i opozitës. Qytetarët janë të shqetësuar pasi ky ndërtim prek interesin e tyre”, tha Hyseni.

Kumbaro ka sqaruar edhe incidentin me gazetarin e një televizioni që iu ndalua hyrja në Parkun e Butrintit.

‘Është një kompliment shumë i lartë që i bëhet njerëzve të kulturës që debati ngrihet në një nivel të lartë. Dhe që kanë arritur të sjellin në vëmendje edhe gurin më të vogël. Meqënëse më thatë për këtë çështjen e medias, më vjen keq për incidentin që ndodhi dje. Jo vetëm për atë por për të gjithë gazetarët që kanë të bëjnë me një aspekt filmimi apo fotografimi të pasurive natyrore kanë një detyrim minimal që të marrin leje të autoritetit administrues”, tha Kumbaro.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024362802505493
array(1) { ["section"]=> string(85) "skandali-ne-butrint-kumbaro-gozhdohet-ne-kuvend-i-del-kunder-edhe-deputeti-i-ps-95532" }