Pas transmetimit në emisionin investigativ të pamjeve filmike të hyrjes në Shqipëri të makinave të vjedhura përmes doganës së Morinës, SHCBA ka nisur hetimin ndaj punonjësit të përfshirë në aferën korruptive ndërsa ai është pezulluar nga puna.
Pezullohet punonjësi i Policisë në Morinë, SHÇBA nis hetim penal për implikim në aferë korruptive.
Pas transmetimit në emisionin 'Stop' në TV Klan të një afere korruptive, ku dyshohet se është i përfshirë punonjësi i Policisë së Shtetit Vladimir Muja, Drejtori i Policisë Kufitare Kukës ka pezulluar menjëherë efektivin nga detyra.
Me urdhër të Drejtorit të Policisë së Shtetit ka filluar hetimi disiplinor dhe çeshtja i ka kaluar për ndjekje Drejtorisë se Standarteve Profesionale në Policinë e Shtetit.
Gjithashtu ka nisur një hetim nga SHÇBA, për të nxjerrë përgjegjësitë penale.
Hetimet janë shtrirë edhe për identifikimin e punonjësit tjetër, kontrollor, i cili dyshohet të jetë i implikuar në aferë.
MPB falenderon median për kontributin në luftën antikorrupsion dhe garanton se do të bëjë të gjitha përpjekjet për të përballur ashpër me ligjin këdo që e shkel atë.