SKANDALI në Google, Lumi Vjosë emërohet dy herë me toponime greke, ja si e quan aplikacioni i hartave

Publikuar tek: aktualitet, më 14:13 21-10-2020 SKANDALI në Google, Lumi Vjosë emërohet dy herë me toponime greke, ja si e quan aplikacioni i hartave Lumi Vjosa

Nëse do të klikoni në Google Map emrin e lumit Vjosë, do të shihni që është ndryshuar në Aos, dhe më pas në Sarandaporo.

Emri lokal Vjosë është zëvendësuar me këtë toponim grek, që shumë e konsiderojnë si një provokim gjeopolitik. Sarandoporo është emri i një prej degëve të lumit Vjosë në territorin grek.

Kujtojmë që Vjosa është lumi i vetëm i egër në Shqipëri, që tashmë prej disa muajsh është shënjuar me emërtim grek.

Denoncimin e ka bërë publik në rrjete sociale dhe gazetari Bledi Mane, i cili i bën thirrje qeverisë shqiptare dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme që të reagojnë dhe t’i japin notë proteste aplikacionit Google Map, për të korigjuar këtë gafë të rëndë. 

1.jpg

2.jpg

3.jpg

4.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 5-vjetori i ABI, ambasadorja Kim: Pres me kënaqësi të punoj me partnerët shqiptarë, për të bërë Shqipërinë më tërheqëse për investitorët
Merr flakë një makinë në hyrje të tunelit të Elbasanit »
Article Logic
Execution time: 0.013216018676758
array(1) { ["section"]=> string(106) "skandali-ne-google-lumi-vjose-emerohet-dy-here-me-toponime-greke-ja-si-e-quan-aplikacioni-i-hartave-224580" }