Skandali në Kombëtaren e Femrave, trajneri kërkon favore nga lojtaret, zbardhen mesazhet ngacmuese

Publikuar tek: aktualitet, më 09:29 04-12-2015 Skandali në Kombëtaren e Femrave, trajneri kërkon favore nga lojtaret, zbardhen mesazhet ngacmuese

Kombëtarja Shqiptare e Femrave është vendosur kohët e fundit në qëndër të vëmendjes së medias dhe publikut jo për shkak të rezultateve pozitive, por prej skandaleve që e kanë përfshirë atë. Rasti i fundit janë këto mesazhe ngacmuese të zbardhura nga Newsbomb.al, të trajnerit Altin Rrakllit dërguar njërës nga futbollisteve të skuadrës shqiptare, ku ai kërkon favore prej saj.

Rraklli për të ngacmuar lojtaren e tij përveç mesazheve në celular ka përdorur edhe rrjetin social, Facebook. Në mesazhe lexohet qartë se si trajneri pranon hapur për vajzën, se e sheh atë më shumë se sa një lojtare për të.

Madje, Rraklli ka shkuar edhe më tej kur i ka thënë vajzës se do e merrte në Greqi, por pa specifikuar nëse bëhet fjalë për udhëtim turistik apo ndonjë organizim i FSHF-së për Kombëtaren, nëse ajo pranonte të takohej vetëm për vetëm me të.

Futbollistja ka refuzuar kërkesën e trajnerit, duke iu shmangur mesazhit të tij.

Duket se për një skuadër futbolli për femra, mesazhe të tilla të trajnerit kanë “frustruar” vajzat, të cilat, të gjendura nën presionin e trajnerit, në shumicën e rasteve kanë refuzuar të futen edhe në kombëtare.

Kombëtarja e femrave u përfshi në një skandal të shtypit rozë dhe atij sportiv pak ditë më parë kur u deklarua se në të ka edhe vajza që kanë prirje seksuale lezbizmi.

trajner.jpg

Altin Rraklli njërës prej vajzave në facebook

“Trajner heee, për mua më shumë se një lojtare”

Sms telefonike Rraklli – një nga vajzat

Rraklli: Po pra me mu vetëm se hongre nai drek a nai dark ti e poshtër tëngerllikëse tongue emoticon. I kam mbyt kto paradite, kemi edhe pasdite, ty sta mbajti byca më duket

Vajza: Hahaha, dhe përtoja icik me thon të drejtën, mthe dhe ti ke fut mik u preva fare

Rraklli: Po ca mik mi dreq ta thashë me shaka. Pastaj unë, e para, se haj kët punën e mikut dhe e dyta ti sidomos ske nevojë te unë për mik se…e di vetë mo ti.

Do të marr në Greqi ke qef? Në shtator

Vajza: Shumë flm për konsideratën trajner po unë e di që sjam për kombëtare. Ndoshta po punova fort do ta kërkoj nji shanc vet. Për Greqi se di flasim prap. 

news.jpg

2223344_full-lnd.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018841981887817
array(1) { ["section"]=> string(102) "skandali-ne-kombetaren-e-femrave-trajneri-kerkon-favore-nga-lojtaret-zbardhen-mesazhet-ngacmuese-26926" }