Skandali në Kosovë, komuna e Mitrovicës dyshohet se ka dhënë tenderin për blerjen e 30 MIJË PREZERVATIVËVE

Publikuar tek: rajon, më 21:17 01-08-2020 Skandali në Kosovë, komuna e Mitrovicës dyshohet se ka dhënë tenderin për blerjen e 30 MIJË PREZERVATIVËVE Godina e komunes se Mitrovices

Një skandal ka plasur në komunën e Mitrovicës, e cila dyshohet se ka lëshuar një tender për blerjen e 30 mijë prezervativëve.

Për këtë tender është akuzuar kryetari I komunës Agim Bahtiri, por akuzat janë hedhur poshtë nga ai.

Këto akuza dhe kundërakuza krijuan madje edhe debat në opinion, teksa për këtë çështje ka folur drejtoresha e Shëndetësisë në këtë komunë, Erseka Hasanaj Barani.

“Kryetari i Komunës së Mitrovicës dhe Drejtoria për Shëndetësi ka marr masa të menjëhershme dhe ka anuluar sasinë e porositur nga njësia kërkuese, konkretisht e artikullit (prezervativ). Kryetari menjëherë ka themeluar një komision dhe ka kthyer të gjithë artikullin tek OE dhe është bërë minusimi i asaj asaj shume, menjëherë pas pranimit të faturës. Pra, nuk është bërë asnjë pagesë e asaj fature deri më sot dhe nuk do të kryhet asnjë pagesë për atë artikull pasi që është kthyer”, ka shkruar ajo ndër të tjera në një postim në rrjetet sociale.

PRa duket që ka patur një porosi për 30 mijë prezervativë, por kjo faturë fatmirësisht nuk është paguar, pasi do të ishte një humbje e madhe e eurove që mund të shkojnë për blerjen e tamponave për COVID-19.




Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Asnjë viktimë, por rritet numri i të infektuarve në Greqi (SHIFRAT)
1 viktimë dhe 86 raste të reja me COVID-19 në Malin e Zi »
Article Logic
Execution time: 0.013372898101807
array(1) { ["section"]=> string(112) "skandali-ne-kosove-komuna-e-mitrovices-dyshohet-se-ka-dhene-tenderin-per-blerjen-e-30-mije-prezervativeve-215766" }