Një mësues ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohet se kryente veprime të turpshme me një nxënësen e tij.
Sipas policisë mësohet se shtetasi Hasan M., 64 vjeç, banues në Tiranë, mësues në një shkollë 9 vjeçare në Tiranë, u arrestua sepse në mënyrë të përsëritur, në ambientet e shkollës, ka kryer veprime te turpshme me një nxënëse 14-vjeçare.
“BalkanWeb” ka arritur të sigurojë dëshminë e të miturës, nxënëse në klasën e shtatë në një shkollë 9vjeçare në Kashar të Tiranës. Ishin pikërisht prindërit e vajzës ata kanë kallëzuar mësuesin 64-vjeçar në
polici, ku këta të fundit bënë të mundur dhe arrestimin e tij.
Në prani të psikologut, vajza treguar se mësuesi i Matematikes, shtetasi Hasan M, që ishte dhe mësuesi kujdestar i saj e mbante në klasë dhe kryente veprime të turpshme me të. Ajo ka rrëfyer më tej,
duke shtuar se mësuesi e puthte dhe e prekte në zona intime. Sipas saj veprimet bëheshin edhe në korridore apo ambiente të tjera të shkollës.
Ndësa mësauesi 64 vjeçar, gjatë marrjes në pyetje pas denoncimit ka mohuar gjithë sa akuzohet. Ai ka thënë se me nxënësen ka pasur sjellje korrekte dhe nuk ka lidhje me ato që pretendon nxënësja.
Mësohet se mësuesi jepte lëndën e matematikës në shkollën 9-vjeçare të kryeqytetit dhe ka qenë vajza që u ka treguar prindërve dhe më pas ata kanë bërë denoncimin në polici.