Skandali: Në spitalin e Pukës s’i druhen gripit, por terrorizmit

Publikuar tek: aktualitet, më 19:58 06-01-2017 Skandali: Në spitalin e Pukës s’i druhen gripit, por terrorizmit

Situatë problematike dhe në spitalin e Pukës ku marrin shërbimin mjekësor rreth 25 mijë banorë.

Grupi i xhirimit të emisionit investigativ “BOOM”, në Ora News teksa tenton të futet brenda përballet me rezistencën e rojes, që nuk i lejon të kalojnë portën.

Roja i spitalit: Drejtori nuk është këtu, brenda derës jo, më kanë dhënë urdhër.

Operatori i BOOM: A më the mua ik tek Drejtori?

Roja i spitalit: Po mirë, ik tek Drejtori.

Operatori i BOOM: Unë vete deri lart tek Drejtori, Drejtori nuk është.

Roja i spitalit: Pa lejen e Drejtorin unë nuk mundem, ti do me më heq prej pune? Mua më prishni punë o vëlla, vetëm me lënë vendin e punës.Nuk mundem për sy të ballit me ju lënë.

Por pse media nuk lejohet të xhirojë brenda këtyre ambjenteve? Ndoshta këto pamje të filmuara nga ‘BOOM” janë një arsye.

Ndërsa një arsye tjetër është dhe një urdhër i posaçëm i Drejtorit të spitalit i afishuar në derë.

“Urdhër i Brendshëm për marrjen e masave, forcimin, ruajtjen dhe sigurinë kundër akteve terroriste për kujdesin shëndetësor: Të mbyllet me çelës dera e hekurit në hyrje të spitalit. Personeli shëndetësor dhe jo shëndetësor të mos lejojë kamerat të filmojnë në ambientet e spitalit dhe të mos prononcohet për asnjë lloj problemi pa autorizimin e titullarit të institucionit.Ndaj personave përgjegjës do të merren masa administrative”.

Gazetarja e “BOOM” kontaktoi në telefon me drejtorin e spitalit.

Gazetarja: Përshëndetje Drejtor. Jam Alketa, gazetare nga Ora News. Mund të takohemi një moment të lutem.

Drejtori i spitalit, Enver Sulejmani: Jo, unë nuk jam i disponueshëm për momentin.

Gazetarja: Kur vini?

Sulejmani: Nuk e di, jam në një takim pune, nuk jam hiç në Pukë.

Gazetarja: Nuk je në Pukë? Por unë të kam parë para gjysëm ore tek qendra.

Sulejmani: Po më ke parë hajde dhe më gjej ku jam atëherë.

Gazetarja: Nuk lozim kukafshehtësi, të të gjej unë ty ku je.Mund të vish pak tek zyra të flasim? Keni mungesa për mjekët specialistë?

Sulejmani: Po kemi, një kardiolog dhe një okulist.

Gazetarja: Mund të futemi tek spitali “Erzen Selimi” të marrim ca pamje të ambienteve jashtë jo brenda?

Sulejmani: Na kanë urdhër mos me leju me hy brenda pa urdhër të titullarit.

Jashtë kameras personeli rradhit një sërë problematikash duke filluar nga mungesa e mjekëve specialistë, deri tek lagështira që e ka pushtuar të gjithë godinën.

Në fund gazetarja e ‘BOOM’ hodhi letrën me vërejtje në kutinë e ankesave të spitalit.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0076048374176025
array(1) { ["section"]=> string(68) "skandali-ne-spitalin-e-pukes-s-i-druhen-gripit-por-terrorizmit-64794" }