Skandali, opozita ka dyshime serioze për manipulim masiv të votave në Turqi

Publikuar tek: bota, më 21:41 16-04-2017 Skandali, opozita ka dyshime serioze për manipulim masiv të votave në Turqi

Më herët ishte edhe kryeministri i vendit Binali Jildirim që mbajti fjalimin e parë të fitores para mijëra mbështetësve që valëvisnin flamuj dhe pankarta në duar.

Ministri i jashtëm i Turqisë Mevlut Cavusoglu gjithashtu përshëndeti fitoren sipas tij të lindjes së turqisë së re. Por opozita kryesore, Partia Popullore Republikane ka thënë se do të kërkojë rinumërim të pjesshëm ose 40 për qind të votave, me argumentin se gjatë procesit kanë ndodhur akte të paligjshme dhe se ka pasur deri në 2.5 milionë fletëvotime problematike”

Partia pro kurde Popullore Demokratike gjithashtu pohoi se kishin informacione për manipulime të tre deri në katër për qind të votave. Të dyja palët thanë se do të apelojnë rezultatin, shkruan Oranews.

Në një veprim të paprecedentë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se votat e pavulosura nga zyrtarët do të llogariten si të vlefshme deri në momentin kur të verifikohet manipulimi.

Mbështetësit e Erdogan mbushën rrugët e Stambollit, pavarësisht se rezultati është i ngushtë dhe se ky rezultat për analistët tregon një rënie të popullaritet të Erdogan.

Votimi do të zëvendësojë demokracinë parlamentare të  Turqisë me një presidencë ekzekutive që i jep mundësi Erdogan të qëndrojë në pushtet deri në vitin 20029.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Referendumi, Erdogan flet pas fitores: Populli turk vendosi për të ardhmen e vet
Tragjedi, vritet me armë në derë të shtëpisë futbollisti i njohur Henriquez »
Article Logic
Execution time: 0.012137889862061
array(1) { ["section"]=> string(80) "skandali-opozita-ka-dyshime-serioze-per-manipulim-masiv-te-votave-ne-turqi-75398" }