Skandali: Paditësi firmos kërkesën në gjykatën e Vlorës 2 vite pas vdekjes

Publikuar tek: aktualitet, më 20:04 16-02-2017 Skandali: Paditësi firmos kërkesën në gjykatën e Vlorës 2 vite pas vdekjes

Një "i vdekur" ka arritur që të hapë një proces gjyqësor në Gjykatën e Vlorës. "Fiks Fare" transmetoi mbrëmjen e së enjtes skandalin e radhës në gjyqësor. Vasil Stramarko, sipas certifikatës së vdekjes të lëshuar nga Qarku i Vlorës, ka vdekur në dhjetor të vitit 2007.

Ndërkohë, sipas një kërkesë-padie të depozituar në Gjykatën e Vlorës, Vasili është "ngritur nga varri" dhe ka shkuar në dhjetor të vitit 2009 në sekretarinë e gjykatës, ku ka depozituar një kërkesë-padi, ku kërkon një pronë prej 10.4 hektarë truall në Palasë, në Vlorë.

Nipi denoncon dajën e vdekur

Në redaksinë e emisionit "Fiks Fare" u ankua z.Foto Andrea nga Vlora. Ai tha se nëna e tij ishte nga fshati Dhërmi dhe kishte trashëguar, nga i ati, një pronë në Palasë, buzë detit. Sipas Fotos, bashkë me nënën e tij, përfitonte pronë edhe daja i tij, Vasil Stramarko dhe një teze.

"Dua të denoncoj veprimet e Gjykatës së Vlorës që po bën 5 vjet që na sorollat. Daja im, ka ndërruar jetë në dhjetor të vitit 2007. Ndërkohë, dy vite më pas, në vitin 2009, rezulton se ka firmosur një kërkesë-padi dhe e ka dorëzuar në Gjykatën e Vlorës. Pra, është ngritur nga varri dhe ka shkuar në gjykatë" thotë Foto Andrea.

Sipas tij, gjyqtari që pranoi këtë padi ishte Erarbër Madhi.

Gazetarët e "Fiks Fare" shkuan në Vlorë, për të verfikuar pretendimin e z.Andrea. Fillimisht shkuan në varrezat e fshatit Dhërmi, ku denoncuesi tha se kishte marrë pjesë në ceremoninë mortore të dajës së tij, Vasil Stramarkos. Më pas, denoncuesi i tregoi Fiksit edhe pronat, të cilat janë në Palasë, një vend shumë i preferuar për ndërtime, pasi është buzë detit. Gazetarët shkuan edhe në Qarkun e Vlorës, ku kërkuan nëse ka apo jo certifikatë vdekje në emër të Vasil Stramarkos. Punonjëset e Qarkut i'u servirin certifikatën, ku rezulton se Vasili ka ndërruar jetë më datë 1 dhjetor 2007.  

Still0216_00032.jpg

Kancelarja e gjykatës: Paditës është Vasil Stramarko

Fiks Fare kontaktoi, para pak kohësh, me kryetarin e Gjykatës së Vlorës, duke i kërkuar një informacion në lidhje me pretendimet e zotit Foto Andrea. Kryetari na adresoi te kancelarja, e cila priti gazetarët dhe iu vuri në dispozicion të gjithë dokumentacionin, duke qenë se tashmë çështja ishte arkivuar dhe kishte një vendim gjyqësor, që mund të ishte i aksesueshëm për të gjithë. Kancelarja e gjykatës verifikoi regjistrin ku depozitohen kërkesë-paditë dhe iu tha gazetarëve se "paditës për këtë çështje është z.Vasil Stramarko dhe çështja mban numrin 3812".

Sipas saj, padia është depozituar në Gjykatën e Vlorës më datë 7 dhjetor 2009, ndërsa gjyqtari që e kishte marrë këtë dosje ishte Erarbër Madhi.

Gjithashtu, kancelarja na vuri në dispozicion kërkesë-padinë, që ka datën 7 dhjetor 2009. Në këtë kërkesë-padi është edhe emri i gjyqtarit Erarbër Madhi, i cili e ka marrë kërkesën në datën 8 dhjetor 2009.

Paditës është Vasil Stramarko, i datëlindjes 1927, lindur dhe banues në Dhërmi, Vlorë. Në fund të dokumentit është edhe emri i paditësit, Vasil Stramarko, bashkë me firmën e tij. Gjykata e Vlorës thotë se pikërisht kjo kërkesë-padi ka hapur procesin civil për pronën në Dhërmi, ndëStill0216_00031.jpgrsa gjyqtari Erarbër Madhi ka marrë edhe një vendim përfundimtar. Në vendimin përfundimtar të gjykatës, paditësi ka ndryshuar dhe ai është Jorgo Stramarko, djali i Vasilit.

Deri më tani, pavarësisht ankesave të shumta të zotit Foto Andrea se një person "është ngritur nga varri" dhe ka hapur një proces gjyqësor, Gjykata e Vlorës nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për këtë parregullsi. Askush nuk ka mbajtur përgjegjësi, apo të jetë ndërmarrë ndonjë veprim hetimor. Nga krahasimi i padisë dhe vendimit të Gjykatës së Vlorës rezulton se ato kanë të njëjtën datë ardhje, pra 7 dhjetor 2009, pavarësisht se në njërën paditës është Vasil Stramarko dhe në tjetrën Joro Stramarko. 

Still0216_00030.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pezullimi i punimeve te “Veliera”, flet avokatja që “rrëzoi” Dakon: Do t’i drejtohemi KLSH-së, ja shkeljet penale
Skandali: Gjykata e Durrësit “rimarton” emigrantin 2 muaj pas vdekjes »
Article Logic
Execution time: 0.01166296005249
array(1) { ["section"]=> string(79) "skandali-paditesi-firmos-kerkesen-ne-gjykaten-e-vlores-2-vite-pas-vdekjes-68959" }