Skandali, pedofili kërcënon vajzën në autobusin e Kombinatit, ndërhyjnë qytetarët

Publikuar tek: foto-e-dites, më 08:57 19-02-2016 Skandali, pedofili kërcënon vajzën në autobusin e Kombinatit, ndërhyjnë qytetarët

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në autobusin e linjës Kombinat-Kinostudio në Tiranë, ku një vajzë e mitur rreth 12 vjeçe, ka rënë pre e presionit të një personi madhor.

Skandali është denoncuar nga një qytetar në redaksinë e Newsbomb.al, i cili sqaron se personi në fjalë ka kërcënuar vajzën të mos lëvizte nga vendi ku ishte ulur dhe se do shkonte me të sapo të zbriste nga autobusi. Ka qenë faturino i autobusit dhe një udhëtar që kanë nxjerrë me forcë burrin nga autobusi. Newsbomb publikoi edhe videon ku dëgjohet zëri i faturinos i cili e pyet agresorin se çfarë ka me vajzën, ndërsa i bën thirrje asaj të largohet prej tij.

Vajza ka shpërthyer në lot, ndërsa pasi ka zbritur nga autobusi është shoqëruar nga një qytetar drejt banesës së saj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029520988464355
array(1) { ["section"]=> string(85) "skandali-pedofili-kercenon-vajzen-ne-autobusin-e-kombinatit-nderhyjne-qytetaret-32973" }