SKANDALI/Plas dhuna në shkolla, nxënësit me celularë. Malaj:Ua kemi ndaluar

Publikuar tek: aktualitet, më 08:31 26-01-2015 SKANDALI/Plas dhuna në shkolla, nxënësit me celularë. Malaj:Ua kemi ndaluar

Rrethi i skandalit të dhunës zgjerohet edhe më shumë. Pas dhunës së zbuluar ditë më parë, kur një mësuese dhunonte nxënësin në klasë se i kishte prishur mësimin, çështja merr përmasa më të mëdha. Newsbomb.al nëpërmjet një hulumtimi në You Tube, zbulon se ka me dhjetëra video me dhunë që janë hedhur nga vetë nxënësit.

 

Nxënësit bëjnë sherr me njëri-tjetrin, godasin fort njëri-tjetrin si dhe dhunojnë mësuesit. Gjithçka në këto video filmohet nga vetë ata, në rastin kur dhuna është gjeneruar mes tyre, i hedhin në You Tube për të treguar sa të fortë janë, ndërsa kur është mes tyre e mësuesve, për të bërë një ‘’lloj denoncimi’’ publik.

Po a mund të bëjë gardianin mbrojtës të tyre një celular, i cili në fakt është ndaluar  për t’u përdorur në shkollë që në muajin shtator të vitit të kaluar nga Ministria e Arsimit? Kur mungon veprimtaria e strukturave që duhet t’i mbronin këta nxënës, si Drejtoria e shkollës, Ministria, psikologët, Policia dhe mbi të gjitha familja, e vetmja mënyrë për t’u marrë vesh se çfarë ndodh në shkollat shqiptare, janë celularët smartfonë të të rinjve tanë. Madje edhe në raste të veçanta kur autoritetet brenda shkollave ndërhyjnë, sërish ata përdorin dhunë ndaj të rinjve rebelë.

Çështja e celularëve është kthyer sërish në qendër të vëmendjes, jo vetëm pse nuk lejohen, por njëkohësisht regjistrojnë modelet e dhunës duke i shpërndarë vend e pa vend. Sot, zv.ministrja e Arsimit Nora Malaj, në emisionin ‘’Wake Up’’ në Top Channel deklaroi se të gjithë po ngrenë gishtin për të pyetur se çfarë bën ministria, por se sipas saj duhet të pyesim se çfarë po bëjmë ne si shoqëri. Malaj sqaroi se ka një proces të neutralizimit të dhunës, duke nisur që nga Drejtoria e duke përfunduar tek Komisioni i Disiplinës, proces i cili me sa duket nuk ka funksionuar 100 %. Po kështu Malaj iu rikthye edhe njëherë çështjes së përdorimit të celularëve, të cilët janë ndaluar me një rregullore që në shtator të 2014-ës.

Nora Malaj, zv.ministre e Arsimit dhe Sportit

Po atëherë, pse nxënësit mbajnë celularë brenda shkollës. Kush duhet t’i ndalonte ata? Shoqëria? Në rastin kur nxënësit nuk u binden rregullave, shoqëria shqiptare ka autorizuar strukturat si Drejtoritë e shkollave e Ministrinë e Arsimit, për të bërë atë që duket më e hajrit në këto raste. Të ndërpresë dhunën.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Princi i Maltës viziton Shqipërinë
Ballist Morina tërheq vëmendjen e mediave franceze, flet për ndeshjen Shqipëri-Francë »
Article Logic
Execution time: 0.011276006698608
array(1) { ["section"]=> string(86) "skandali-plasin-videot-me-dhune-nxenesit-perdorin-celularet-malaj-ua-kemi-ndaluar-1483" }