Skandali, pronari i call centerit presion mbi punonjesit: terhiqni denoncimin

Publikuar tek: aktualitet, më 20:40 09-06-2017 Skandali, pronari i call centerit presion mbi punonjesit: terhiqni denoncimin

Fiks Fare solli rastin e një call centeri në Durrës, në të cilin punëtorët nuk marrin rrogat, po ashtu nuk u paguhen as siguracionet. Disa punonjës të kompanisë G.R Comunication u ankuan në redaksinë e emisionit investigativ se ka 3 muaj që nuk marrin rrogat, po ashtu nuk u janë paguar as siguracionet.

Të rinjtë nuk pranuan të bëhen publik pasi kishin frikë, sipas tyre nëse do i dalin kundra  pronarit, kanë frikë se nuk do të punojnë dot më as në call centera të tjerë.

Fiksi solli me zë dhe figurë debatin mes pronarit të kompanisë dhe të rinjve që nuk kanë marrë rrogat. Pasi nuk panë që pronari t’u jepte djersën e tyre të tre muajve, djemtë vendosën ta denonconin.  Ndaj në konfrontimin e fundit që ata patën pasi vendosën ta bënin publik këtë rast gjuha e pronarit ndaj tyre ishte shumë e ashpër. Ai u kërkon që të tërheqin denoncimin që djemtë kanë bërë kundrejt tij dhe pastaj t’u kalojë parat. " Tërhiqni denoncimin, pastaj t'jua kaloj rrogën, kam bërë shumë për ju edhe me atë 10 mijë lekësh që ju kam dhënë. Unë e bëra hapin e parë , tani radhën e keni ju " thotë me tone të larta  pronari italian. “Nëse nuk hiqni denoncimin është e kotë që flasim” shprehet qartë ai.

Përveç bisedës me pronarin denoncuesit takuan edhe disa punonjës në kompani, të cilët pohojnë se muajin e fundit na i ka hedhur lekët në bankë. "Këtë muaj na i hodhi në bankë,një për një. I ka hyrë frika pas denoncimit" thotë një punonjëse, ndërsa një tjetër pohon se nuk e di nëse i paguhen siguracionet tani, por muajt e mëparshëm nuk i janë paguar.  Në këtë call center punojnë rreth 150 punëtorë dhe sipas denoncuesve ata asnjëherë nuk janë siguruar.

Pas këtyre fakteve gazetarët e fiksit tentuan t’i merrnin një intervistë pronarit të kompanisë i cili  nuk pranoi t’i përgjigjej asnjë pyetje të bërë nga gazetarja. "Dilni jashtë, nuk jeni të mirëpritur këtu, nuk më intereson t'ju përgjigjem" thotë ai.  Ndërsa ekonomisti i kompanisë nuk përgjigjet fare.

Për të marrë një përgjigje zyrtare grupi i xhirimit të emisionit Fiks Fare shkon në Inspektoriatin e Punës Durrës, drejtoresha e këtij institucioni, Silvana Maksuti thotë se ky call center është inspektuar në shtator të vitit 2016. "E kemi inspektuar në shtator të vitit 2016, duhet ta kishim inspektuar sërish në bazë të ligjit, por kemi numër të kufizuar inspektorësh ndaj nuk e kemi bërë. Ju falënderojmë ju që e ngritët këtë denoncim dhe ne do ngremë një grup pune menjëherë" thotë drejtoresha.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02271294593811
array(1) { ["section"]=> string(81) "skandali-pronari-i-call-centerit-presion-mbi-punonjesit-terhiqni-denoncimin-81899" }