Skandali: Qytetari shkon në Gjykatën Administrative për të kërkuar drejtësi por tërhiqet zvarrë nga roja (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 20:36 07-03-2017 Skandali: Qytetari shkon në Gjykatën Administrative për të kërkuar drejtësi por tërhiqet zvarrë nga roja (VIDEO)

Një sjellje skandaloze ështe fiksuar nga kamera e emisionit “BOOM” në ambientet e brendshme te Gjykatës Administrative të  Shkallës së Parë.

Pas një pyetje  që  qytetari  i drejton zyrës së  informacionit ai merr si përgjigje tërheqjen zvarrë  dhe nxjerrjen me forcë jashtë nga përfaqësues së administratës së këtij institucioni që në fakt duhet të japë drejtësi dhe jo dhunë.

Kamera e emisionit “BOOM” ka arritur të fiksojë sjelljen abuzive të punonjësve në Gjykaten Administrative të  Shkalles se Parë ne Tiranë.

Ka mjaftuar një pyetje të cilën qytetari ia drejton informacionit që punonjësi i kësaj Gjykate ta tërheqë zvarrë, dhe ta largojë forcerisht nga sporteli.

Në pamundësi për të marrë sqarimin qytetari  ka kërkuar takim me Kryetarin e Gjykatës Administrative Eriol Roshi.

Qytetari: Si është çështje e pushuar Drejtoria e Punëtorëve mua s’më ka kundërshtuar?

Roja i Gjykatës Administrative: Zotëri, o zotëri

Qytetari: Është e paditur

Roja i Gjykatës Administrative: Zotëri kalo këtej

Qytetari: Një minutë, o një minutë

Roja i Gjykatës Administrative: Kalo këtej thashë

Qytetari: Një minutë, o një minutë

Roja i Gjykatës Administrative: Kalo or këtej të thashë

Qytetari: Një minutë mos më tërhiq kështu

Sekretaria: Çështjen e ka pushuar gjyqtari

Qytetari: Gjyqtari nuk ka të drejtë ta pushojë

Sekretaria: Gjyatari  e ka pushuar

Roja i Gjykatës Administrative: Zotëri kalo këtej

Qytetari: Çke që tërheq?

Roja i Gjykatës Administrative: Kalo këtej thashë

Qytetari: Hiqe ore dorën, s’ka të drejtë ta pushojë ai, s’ke të drejtë të më tërheqësh. Më jep takim me kryetarin atëhere, më jep takim me kryetarin. Ajo ka të drejtë të më pranojë kërkesën për përjashtim as po e kërcënoj asgjë. S’ke të drejtë të më prekësh me dorë.

12 mijë çështje të bllokuara në Gjykatën e Apelit Administrativ, janë tregues se ky institucion nuk po përmbush qëllimin për të cilin u krijua, zgjidhjen e shpejtë të mosmarrëveshjeve midis shtetit dhe individit. Më heret në anën e qytetarëve është vendosur edhe kryeministri  EdI  Rama i cili përdori gjuhë të ashpër kur u ndal në funksionin e Gjykatës Administrative.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shfuqizohet dënimi i përjetshëm për Aldo Baren
Skandaloze: Mësuesi i dënuar për vrasje dhe pa diplomë kërcënon gazetarët e 'Fiksit' »
Article Logic
Execution time: 0.012504100799561
array(1) { ["section"]=> string(115) "skandali-qytetari-shkon-ne-gjykaten-administrative-per-te-kerkuar-drejtesi-por-terhiqet-zvarre-nga-roja-video-71111" }