Skandali, RTSH detyron 1200 punonjës të firmosin kontrata tre mujore (VENDIMI QESHARAK)

Publikuar tek: aktualitet, më 15:18 22-02-2017 Skandali, RTSH detyron 1200 punonjës të firmosin kontrata tre mujore (VENDIMI QESHARAK) Thoma Gellci, drejtor i RTSH

Dje dhe sot, pa asnjë paralajmërim, Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) u ka çuar rreth 1200 punonjësve kontrata provizore.

Konkretisht, RTSH u ka dhënë punonjësve të firmosin kontrata 3 mujore që nisin  më datë 01.02.2017 dhe mbarojnë më  30.04.2017. Arsyetimi i vetëm që bordi drejtues ka dhënë për punonjësit është se e gjitha kjo bëhet në funksion të dixhitalizimit të institucionit.

ri.png

neee.png

Pas hyrjes në fuqi të statutit të ri të RTSH-së, miratuar në Parlamentin shqiptar, Këshilli Drejtues i institucionit miratoi strukturën e re të tij, e cila i është nënshtruar një ndryshimi rrënjësor dhe që përveç largimit të tre kompozitorëve të famshëm, Shpëtim Saraçi, Edmond Zhulali dhe Alfred Kaçinari përfshika edhe kontrata tre mujorëshe për 1200 punonjësit.

Kontratat mbajnë firmën e drejtorit të RTSH Thoma Gëllçi, i cili ndonëse u kontaktua nga newsbomb.al, nuk është përgjigjur.

 ven1.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bella Haditi tërheq vëmendjen e të gjithëve, fustani i saj tregon më shumë se ç’duhet (Foto)
Hyri dhe u përlesh me flakët, por pas HEROIT që shpëtoi jetët e gramshiotëve dy ditë më parë, fshihet një histori jashtë të zakonshmes »
Article Logic
Execution time: 0.011023044586182
array(1) { ["section"]=> string(90) "skandali-rtsh-detyron-1200-punonjes-te-firmosin-kontrata-tre-mujore-vendimi-qesharak-69585" }