Skandali seksual me 15-vjeçaren, Lubonja bën DEKLARATËN e fortë: Di raste skandaloze në administratë

Publikuar tek: aktualitet, më 19:26 11-02-2019 Skandali seksual me 15-vjeçaren, Lubonja bën DEKLARATËN e fortë: Di raste skandaloze në administratë

Analisti i njohur Fatos Lubonja ka komentuar në studio e rubrikës 'Opinion' në News24, ngjarjen e rëndë të denoncuar nga Newsbomb.al, ku polici Berhan Bajrakurti në Malësinë e Madhe kishte ngacmuar seksualisht një 15-vjeçare.

Lubonja tha se ky rast është shumë i rëndë, pasi një polic ka si detyrë të na mbrojë.

'Kultura jonë është më konservatore në këtë drejtim dhe kjo shoqërohet njëkohësisht dhe me kulturën e dhunës në përgjithësi që ne e kemi dhe më të fortë. Bëhet e rëndë kur mëson se këtu është një polic dhe kuptohet se është njeriu që duhet të na mbrojë. Këtu lind gjithë problemi i madh se sa i kemi të edukuar njerëzit e policisë si shërbëtorë dhe sa abuzojnë me pushtetin ndaj nesh. Nuk është çështje abuzimi seksual është kulturë e përgjithshme. Është një llambë e ndezur që tregon që është një problem shumë më i madh dhe që duhet parë në kompleksitetin e vet', tha Lubonja, ndërkohë që deklaroi se di raste skandaloze të abuzimit në administratë, por se nuk mund të flasë kur vetë viktimat nuk flasin.

'Është e vështirë ende shoqëria shqiptare për të denoncuar të tilla gjëra. Nuk është puna vetëm tek denoncimi i gjërave seksuale. Çfarë shohim me atë që ndodh në SHBA që gjithsesi një pushtet shumë i fuqishëm abuzon seksualisht në këtë rast duke pasur pushtetin dhe ka një lloj ndrojtje se ky të shkatërron karrierën ose të ardhmen. E pastaj në një moshë tjetër këto aktoret e famshme apo modelet kur kanë fituar ndërgjegjësimin më të madh kanë denoncuar. Kam përshtypjen që këtu në Shqipëri ndodhin shumë nga këto ngjarje nëpër administratat tona të ndërtuara mbi hierarki vertikale ku shefi është gjithçka, që nga nivelet më të larta ka dhunime, s’po them vetëm seksuale por edhe poshtërime të vartësve që nuk denoncohen. Madje në mënyrë skandaloze do thosha unë, di raste konkrete që ndodhin gjëra të tilla por njerëzit ikin në rastin më të mirë, por nuk e thonë. Po them njerëz, raste që e bëjnë ikjen nga një pushtet, institucion i caktuar e nuk denoncojnë kur duhet ta bëjnë. Nuk dua ta trajtoj problemin në mënyrë konkrete, por dua ta trajtoj në përgjithësi', u shpreh Lubonja.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0048389434814453
array(1) { ["section"]=> string(105) "skandali-seksual-me-15-vjecaren-lubonja-ben-deklaraten-e-forte-di-raste-skandaloze-ne-administrate-152409" }