SKANDALI SEKSUAL/ Princit Andrew i shtohet presion që të dëshmojë para FBI-së, arrestohet mikja e tij dhe ish e dashura e pedofilit

Publikuar tek: bota, më 13:36 03-07-2020 SKANDALI SEKSUAL/ Princit Andrew i shtohet presion që të dëshmojë para FBI-së, arrestohet mikja e tij dhe ish e dashura e pedofilit

Ghislaine Maxwell është arrestuar ditën e djeshme. Ajo ishte e dashura pedofilit Jeffrey Epstein.

Maxwell do të bashkëpunojë me FBI dhe si duket Princi Andrew, Duka i York-ut është frikësuar nga ato që mund të zbulohen, pasi dyshohet se ai mund të ketë bashkëpunuar me pedofilin Jeffery Epsteun, raporton Dailymail.

Si duket pincit Andrew i është rritur presioni për të folur para hetuesve të FBI-së, pasi ka pasur marrdhënie miqësie me Maxwellin.

Ghislaine Maxwell, 58-vjeç, u arrestua ditën e djeshme, pasi akuzohet se ajo joshte të miturit për t’i përfshirë në akte seksuale.

Ghislaine Maxwell është vajza e vogël e manjatit britanik Robert Maxwell, i njohur edhe për mashtrimet e tij në biznes. Pas vdekjes së të atit në 1991, Ghislaine u shpërngul në Shtetet e Bashkuara dhe u bë krahu i djathtë i Jeffrey Epstein.

Princi Andrew nuk e ka mohuar asnjëherë miqësinë me Ghislaine Maxwell dhe faktin që ishte ajo që e prezantoi me Epstein.

Kohë më parë një grua akuzoi se Jeffrey Epstein e detyroi atë që të kryente mardhënie seksuale me princ Andrew, kur ajo ishte 17 vjeç.

Pas këtij skandali që bëri bujë në të gjithë mediat, princi hoqi dorë nga detyrat mbretërore.

Kujtojmë që Jeffrey Epstein ka ndërruar jetë në qelinë e tij. U tha se ai ka vrarë veten, por ka dyshime se mund ta kenë vrarë.

Të dy ata kishin miqësi me figura të larta, si Bill Clinton, Donald Trump, Princi Andrew etj.

30318810-8483581-Maxwell_with_Epstein_and_Donald_and_Melania_Trump_in_2000-a-76_1593704858449.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0099458694458008
array(1) { ["section"]=> string(136) "skandali-seksual-princit-andrew-i-shtohet-presion-qe-te-deshmoje-para-fbi-se-arrestohet-mikja-e-tij-dhe-ish-e-dashura-e-pedofilit-212697" }