Skandali/ Shqiptari ngre flamurin e aneksimit të Shqipërisë nga Greqia në ushtrinë greke

Publikuar tek: aktualitet, më 10:42 21-03-2015 Skandali/ Shqiptari ngre flamurin e aneksimit të Shqipërisë nga Greqia në ushtrinë greke Flamuri për aneksimin e Shqipërisë, djathtas Lefter Prifti

Një shqiptar ka ngritur me dorën e tij në ushtrinë greke flamurin e aneksimit të Shqipërisë nga Greqia. Lefter Prifti, me dy nënshtetësi, atë greke dhe shqiptare ngre në ambjentet e ushtrisë greke flamurin e ankesimit. Por skandali merr edhe përmasa më të mëdha kur vetë ushtria greke e lejon një provokim të tillë.

Në fotot bërë publike nga gazetari Arben Llalla, duken disa ushtarakë grekë. Ky është një skandal më vete pasi ushtria greke ka lejuar provokime të tilla në territorin e vet, kur dihet që të dyja vendet janë anëtare të NATO-s.

Flamuri provokativ është ngritur nga trupat parashutiste me emrin, “O TOLMON NIKA”. Ushtaraku Prifti shqiptar me nënshtetësi greke dhe që është pjesë e ushtrisë greke është kryetar i shoqatës ekstremiste greke “Shoqata Kombëtare e Vorio Epirit 1014”.

Sa herë që Greqia ka festuar pavarësinë e saj më 25 mars, gjatë paradave ushtarake kemi dëgjuar britmat e ushtarëve grekë duke hedhur parrulla që ofendojnë shqiptarët por këtë vit, pak ditë para festës ushtarët grekë në garnizonet e tyre kanë ngritur flamurin e aneksimit të jugut të Shqipërisë ose siç i thonë ata, "Autonomia e Vorio Epirit".

Termi ‘’Vorio Epir’’ është krejt  i papranueshëm për Shqipërinë. Ky term i referohet një pjesë të trojeve shqiptare në jug, që një pjesë e grekëve, si në rastin konkret i quan greke. Nuk dihet nëse ky rast do të ngjallë reagimin e zyrtarëve shqiptare, por me siguri që mban emrin e një incidenti të rëndë mes dy shteteve me kufij të përcaktuar që prej 1912-tës.

flamurigrekushtri

 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Artan Fuga: Ne e kemi hashashin në tru! Mos jemi bërë komb idiotësh?
Nxënësi që lajmëroi për bombë te ''Petro Nini'': “E bëra se është kthyer në modë’’ »
Article Logic
Execution time: 0.011373043060303
array(1) { ["section"]=> string(92) "skandali-shqiptari-ngre-flamurin-e-aneksimit-te-shqiperise-nga-greqia-ne-ushtrine-greke-6525" }