Skandali: Si u hipotekua gjiganti 24 katësh në rërë (Foto)

Publikuar tek: aktualitet, më 20:20 20-02-2017 Skandali: Si u hipotekua gjiganti 24 katësh në rërë (Foto)

Pallati 24 katësh, tre katet e fundit të të cilit u shembën disa ditë më parë, është hipotekuar.

Kjo ka ndodhur vitet e fundit, ndërkohë që për vite me radhë për këtë objekt ka patur gjoba nga inspektoriati urbanistik i Komunës Rarshbull dhe udhra pezullimi për punimet që vazhdonin sa herë afronin zgjedhjet. Fiks Fare ka paralajmëruar me kohë që do të ndodhte ndonjë tragjedi me pallatin 24 katësh, cili është ndërtuar në plazhin pranë Shkëmbit të Kavajës, në Durrës.

8 vjet më parë tregoi se si u ndërtuan 18 kate pa leje të këtij pallati. Askush nuk mori masa ndër vite, por institucionet ia faturonin përgjegjësinë njëri - tjetrit.

asdf2w45y2323222.jpg

Kryeinspektori i Inspektoriatit Ndërtimor në Bashkinë e Durrësit, zoti Artur Çela pohoi për Fiks Fare se “ky objekt është hipotekuar 21 kate dhe punimet janë pezulluar”. Punimet në këtë pallat duket se nuk ndalën asnjëherë, aty punohej deri moment e shembjes së tre kateve.

Gazetarët e Fiksit kërkuan informacion zyrtar në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të Durrësit, përgjigja e së cilës ishte se objekti që ndodhet në pronësi të katër personave është hipotekuar në bazë të një lejeje përdorimi të lëshuar në vitin 2015.

wer243t234ujuuu.jpg

Historiku i pallatit 24 katësh në plazh:

Pallati filloi të ndërtohej që në kohën e qeverisë "Nano 2".

Në 2005, ku kryeministër ishte zoti Berisha, ish - Këshilli i Rregullimit të Territorit të Republikë së Shqipërisë mori vendim për prishjen e të gjitha ndërtimeve buzë detit mbi 3 kate deri në 100 m larg bregut.

Aksioni për prishjen e këtyre ndërtimeve u shtri përgjatë bregdetit shqiptar, por askush nuk e preku ndërtimi 24 katësh në plazhin e Durrësit.

Çdo vit që kalonte, pallati shtonte nga një kat.

Në vitin 2012 komuna e Rrushbullit mbante përgjegjësi për këtë ndërtim pa leje në territorin saj gjobiti ndërtuesin, gjobë të cilën e anulloi gjykata. Komuna I këkroi ndihmë INUK-ut, sepse nuk kishte mjete për shembjen e gjigandit mbi rërë, por as ky I fundit nuk iu përgjigj.

Ish kryetari I komunës z. Hysen Gashi është shprehur asokohe se pallati 24 katësh kishte marrë leje ndërtimi nga KRRT/ja e komunës vetëm për 6 kate mbi tokë dhe tre nëntokë, ndërsa 18 katet janë ngritur gjatë kohës kur po ristukturoheshin inspektoriatet ndërtimore. Ky vakum ka zgjatur 6 muaj dhe pikërisht gjatë kësaj kohe ndërtuesi doli nga projekti fillestar, me plus 18 kate shtesë.

INUK në një përgjigje me shkrim për Fiksin tha se prishja e 18 kateve pa leje ishte kompetencë e Agjensisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit (AKPT/së).  Nga ana tjetër AKPT ia faturoi përgjegjësinë për të ndërhyrë INUK dhe inspektoriatit të Komunës. Ndërkohë që përgjegjësinë institucionet ia hodhën njëri tjetrit, deri në ditet e sotme, pallati me 18 kate pa leje mbi rërë u hipotekua.

WER23R23434445dfghrhjjj.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « I dha fund jetës me fostoksinë, zbulohet arsyeja që çoi në vetëvrasjen e ish-kryetarit të komunës në Dibër
Gramsh, shkrumbohet pallati 4-katësh, flakët përfshijnë pallatin ngjitur (Foto-Video) »
Article Logic
Execution time: 0.010818004608154
array(1) { ["section"]=> string(61) "skandali-si-u-hipotekua-gjiganti-24-katesh-ne-rere-foto-69361" }