SKANDALI/ Slavia Prague anulon ndeshjen me Teutën: Po hetohen nga policia!

Publikuar tek: sport, më 22:54 25-06-2016 SKANDALI/ Slavia Prague anulon ndeshjen me Teutën: Po hetohen nga policia!

Skuadra çeke, Slavia Prague që kishte përcaktuar datën dhe fushën për të zhvilluar ndeshjen miqësore me Teutën e ka anulluar atë me justifikim të çuditshëm. Çekët akuzojnë për korrupsion klubin durrsak, ndërsa në faqen e tyre zyrtare shkruajnë:

“Ndeshja e përcaktuar për sot me ekipin Teuta Durrës është anuluar. Arsyeja është çështja e korrupsionit të klubit shqiptar për lojërat e mëparshme, që janë duke u hetuar nga policia.

teuta-slavia_copy.jpg

“Kemi bërë ndryshime në program. Kemi bërë tre ndeshje të mira në kushte të shkëlqyera. Ne do të trajnohemi normalisht dhe do të përqendrohemi në ndeshjen e së martës kundër FC Rostov”, tha trajneri Dushan Uhrin.

Ne u kërkojmë ndjesë të gjithë tifozëve të Slavia-s, të cilët ishin përgatitur për këtë ndeshje, por Slavia për fat të keq e anuloi këtë ndeshje. Sfida e fundit në Austri, për Slavia-n do të luhet të martën nga ora 15:00 kundër FC Rostov”, njofton klubi çek.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.009119987487793
array(1) { ["section"]=> string(77) "skandali-slavia-prague-anulon-ndeshjen-me-teuten-po-hetohen-nga-policia-44598" }