Skandali: Tregjet dhe supermarketet të mbushura me mish Brazili (Video)

Publikuar tek: aktualitet, më 19:25 27-03-2017 Skandali: Tregjet dhe supermarketet të mbushura me mish Brazili (Video)

Skandali i zbuluar se Brazili ka eksportuar mish të kalbur drejt Europës dhe Azizë tronditi mbarë tregjet e tregtimit të mishit.

Po si paraqitet situata në Shqipëri? Emisioni BOOM në "Ora News" investigoi pikat e shumicës dhe supermarketet, të cilat janë të mbifurnizuara me mish derri, gici, pule dhe fileto deri dhe pule nga Brazili.

Sipas të dhënave të AKU, plot 17.558 ton mish janë importuar nga viti 2015-2017 nga Brazili në Shqipëri.

Gazetari: Doja të pyesja për mish me shumicë.

Shitësi i pikës së shumicës: Çfarë mishi?

Gazetari: Mish viçi, gici.

Shitësi i pikës së shumicës: Ehe, po!

Gazetari: I ke tek magazina?

Shitësi i pikës së shumicës: Ti çfarë do të marrësh se kështu..

Gazetari: Unë erdha më shumë për të pyetur në fakt.

Shitësi i pikës së shumicës: Për çfarë do me e përdor ti?

Gazetari: E dua sepse kam hapur një kopësht fëmijësh dhe thashë..

Shitësi i pikës së shumicës: Po ti më thuaj mua këtu. Aty nuk ka mish viçi, vetëm mish derri, fileto derri, fileto pule.

Gazetari: Doja të dija është mish vendi apo mish..

Shitësi i pikës së shumicës: Importi or burrë.

Gazetari: Importi ee, kryesisht nga…

Shitësi i pikës së shumicës: Brazili!

Gazetari: Nga Brazili? Fileto gici mish Brazili.

Shitësi i pikës së shumicës: Po, ka dhe fileto pule.

Gazetari: Nga Brazili është edhe fileto pule?

Shitësi i pikës së shumicës: Po.

Shitësja e dyqanit: Çfarë do të marrësh ti?

Gazetari: Jam i interesuar për mish por më tha (shitësi i pikës së shumicës) që më shumë janë mish Brazili, më tha mund ti shikoj dhe këtu. Mund ti shikoj?

Shitësja: Po.

Gazetari: Domethënë dhe këto janë të Brazilit?

Shitësja: Po.

Gazetari: Kush ecën më shumë Brazili apo..

Shitësja: Jo, varet kush është mishi më i mirë pa dhjam, më i butë.

Gazetari: Të Brazilit shitën më shumë, kanë më.

Shitësja: Fileto Brazili, Brazili është kjo.

Gazetari: Po pula, e Brazilit?

Shitësja: Po, po, po.

Gazetari: Po kjo?

Shitësja: Po këtë e ke Brazil dhe këtë Brazil.

Gazetari: Këto janë braziliane?

Shitësja: Po.

Gazetari: Nga Brazili është dhe kjo?

Shitësja: Po.

Gazetari: Po këtu braziliane janë dmth?

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Skandal në gjendjen civile, 15 vjeçarin e bëjnë vajzë. Mjeku specialist: Eshtë djalë
Detaje të reja/ Kufoma e gjetur sot në Durrës i përket një shtetasi të huaj »
Article Logic
Execution time: 0.012659072875977
array(1) { ["section"]=> string(74) "skandali-tregjet-dhe-supermarketet-te-mbushura-me-mish-brazili-video-73305" }