Skandali: Varrmihësit zhdukin eshtrat e fëmijës nga varrezat, prindërit shokohen

Publikuar tek: aktualitet, më 19:50 05-04-2017 Skandali: Varrmihësit zhdukin eshtrat e fëmijës nga varrezat, prindërit shokohen

22 vjet pas vdekjes së një fëmije një vjeç, dy prindër nga Kuçova po përjetojnë dhimbjen për humbjen e trupit të varrosur që në vitin 1994. Familja sot nuk ka se ku t’i vendosi lulet, pasi pa dijeninë e tyre fëmija është zhvarrosur. Pllaka e tij e varrit është vendosur diku tjetër, ndërsa në vendvarrimin e tij tashmë prehet dikush tjetër.

 Vladimir Çela, babai i fëmijës, pasi nuk mori zgjidhje nga policia, iu drejtua emisionit “Fiks Fare”. Gazetarët udhëtuan drejt Kuçovës, ku Vladimiri i shoqëroi në varrezat e qytetit. Ai tha se trupi i fëmijës është lëvizur nga vendvarrimi në muajin gusht 2016. Familjarët si zakonisht erdhën të vizitojnë varrin, por u shokuan nga çfarë konstatuan.

“Në muajin gusht erdha si zakonisht për të pastruar varrin, por pashë që varri ishtë lëvizur dhe pllaka me emrin e tim biri ishte vendosur në varrin ngjitur. Mësova se në vend të fëmijës tim prehej dikush tjetër. U alarmova, shkova denoncova në polici dhe ende nuk e di se ku prehet fëmija im. Firma e funeralit e ka zhvarrosur trupin e të voglit pa dijeninë time dhe nuk më kanë njofuar në as një moment, as para e as pas zhvarrosjes” shprehet Çela. 

Punonjësit e varrezave i kanë pohuar se eshtrat e të ndjerit i kanë vendosur në varrin ngjitur, aty ku është edhe pllaka me emrin e djalit, Artan. Por Vladimiri ngre pikëpyetje nëse është apo jo i vërtetë ky fakt , pasi çdo gjë ka ndodhur në fshehtësi të plotë. Gazetarët iu drejtuan edhe varrmihësve për të kuptuar më qartë se çfarë kishte ndodhur.  Një prej tyre, Ceno Qerosi, i cili pranon se ka bërë zhvarrosjen e fëmijës, pohon se ky gabim ka ndodhur në datën 10 gusht.

“Atë dite na thanë që do të kryhej një varrim dhe që e ndjera kishte kërkuar të vendosej në një vend me nipin. Punonjësit e firmës së funeralit erdhën e na thanë ku duhej të gërmonin, por më pas u kuptua që kishim hapur varrin e gabuar. Më vonë menaxheri i firmës më telefonon dhe vendos që t’u ndryshojmë vendin eshtrave të fëmijëve. Kjo u duk zgjidhja më e mirë pasi për të lëvizur trupin e sapovarrosur do të duhej leje nga prokuroria, ndaj u dha kjo zgjidhje” tregon Qerosi.

Gazetarët iu drejtuan edhe menaxherit të firmës së funeralit për vendimin e marrë, z. Zoje Bizhka. Menaxheri e sheh të gjithë situatën e krijuar si një gabim njerëzor  dhe se është munduar t’i japi zgjidhjen më të mirë të mundshme. Pyetjes së gazetarëve se pse nuk ishin njoftuar familjarët apo autoritetet përkatëse , z.Bizhka iu përgjigj se ishte në pritje të qetësimit të situatës së krijuar dhe më pas do t’i njoftonte. Kurse përsa i përket punonjësit që bëri gabimin nuk është marrë as një masë, pasi aktualisht çështja është në prokurori. “Por jemi gati që shpenzimet për varrin e ri të fëmijës me mbiemër Çela t’i kryejmë ne” shprehet Bizhka.

Ndërsa drejtori i shërbimeve publike në Bashkinë e Kuçovës Petrit Shyti,  shpjegon se nuk ka qenë në dijeni të kësaj situate, por e ka mësuar nga gazetarët e emisionit Fiks Fare.

 “Nuk kam qenë në dijeni të këtij gabimi. Për herë të parë e kam mësuar nga ju. Eshtë shumë e rëndë që firma e funeralit nuk na ka njoftuar. Normalisht procedura për zhvarrosjen e një të ndjeri kërkon lejen tonë dhe pasi bindemi dhe njëkohësisht jemi konform ligjit, atëherë e japim lejen” shpjegon Shyti.

Për Prof. Dr. Sokrat Meksi, specialist pranë Insitutit të Mjekësisë Ligjore, dikush duhet të japë llogari për situatën e krijuar, pasi është një vepër penale mbështetur në nenin 118 të Kodit penal.

“Në ligj përcaktohet që zhvarrimet duhet të bëhen me lejen e familjarëve të të ndjerit si edhe me leje nga bashkia. Në këtë rast nuk është marrë asnjë leje ndaj kemi të bëjmë me një vepër kriminale, ku sipas ligjit dënimi varion nga gjobë deri në pesë vjet burg” përfundon specialisti Meksi .

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kapet bullgarja në Qafë Thanë tentoi të kalojë kufirin me “Mercedesin” e mbushur me kanabis
Gjyshja nga Vora çdo ditë në Tiranë, historia e saj do ju bëjë të mendoni gjatë... »
Article Logic
Execution time: 0.0063021183013916
array(1) { ["section"]=> string(84) "skandali-varrmihesit-zhdukin-eshtrat-e-femijes-nga-varrezat-prinderit-shokohen-74218" }