Skandali/ Viktima u dërgua me kamionçinë në morg, pezullohen 3 policë, ndiqen penalisht mjekët

Publikuar tek: aktualitet, më 14:51 25-04-2015 Skandali/ Viktima u dërgua me kamionçinë në morg, pezullohen 3 policë, ndiqen penalisht mjekët

Një ngjarje e paprecedente dhe jo-njerëzore ka ndodhur ditën e djeshme në vendin e quajtur Ishull Lezhë, në superstradën Lezhë-Laç. 60-vjeçari Gëzim Sula është aksidentuar që një natë më parë, por trupi i tij është identifikuar vetëm mëngjesin e djeshëm.

Pas mbërritjes në vendngjarje dhe kryerjes së hetimeve, patrulla e Policisë ka kërkuar nga spitali i Lezhës të dërgonte një auto-ambulancë për të transportuar drejt morgut, trupin e viktimës, por kjo kërkesë është refuzuar nga spitali. Efektivët e policisë në këtë situatë e kanë mbështjellë trupin viktimës dhe e kanë transportuar atë me një kamionçinë të rastit drejt morgut të qytetit.

Menjëherë pas publikimit në media të këtij skandali, tre efektivë të policisë janë pezulluar nga detyra dhe ndaj tyre ka filluar ecuria disiplinore për shkelje të rëndë të “Kodit të etikës” dhe ”Procedurave standarde të punës”. Edhe ndaj mjekëve të spiatlit të Lezhës, ditën e sotme (26 prill 2015) ka nisur një procedim penal me akuzën e "shpërdorim detyre", lidhur me mos marrjen e masave nga ana e personelit të urgjencës së Spitalit dhe të morgut të Spitalit për transportin e viktimës nga vendi i aksidentit në drejtim të morgut të Spitalit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 25.04.2015, rreth orës 06.10, në Sallën Operative të Drejtorirë së Policisë Lezhë ka ardhur një telefonatë se në superstradën Lezhë–Laç, në vendin e quajtur Ishull Lezhë, ndodhej një shtetas i shtrirë në anë të rrugës. Menjëherë në drejtim të vendit kanë shkuar shërbimet e policisë rrugore dhe patrulla e përgjithshme, ku është konstatuar se shtetasi Gëzim Sulaj rreth 60 vjeç, banues në lagjen “SMT” Lezhë, kishte humbur jetën.

Nga veprimet e para të kryera në vendngjarje nga grupi hetimor rezulton se gjatë natës këtë shtetas e ka përplasur një automjet, ku për pasojë ka gjetur vdekjen, ndërsa automjeti është larguar nga vendi i ngjarjes.

Në Spitalin Rajonal Lezhë ka shkuar Patrulla e Përgjithshme Policisë, ku është kërkuar ambulanca, por spitali nuk ka pranuar të dërgojë asnjë auto-ambulancë apo makinë të morgut për të transportuar kufomën.

Në lidhje me refuzimin nga ana e Spitalit për të mos dërguar makinë në vendngjarje për të transportuar kufomën, nga ana e policisë është plotësuar raporti i shërbimit.

Duke u ndodhur në këto rrethana, trupi i viktimës është mbështjellë me një batanije dhe është transportuar drejt morgut për ekspertizë mjeko-ligjore me një kamionçinë e cila është gjetur rastësisht në vendngjarje.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.

Lidhur me mos marrjen e masave nga ana e personelit të urgjencës së Spitalit dhe të morgut të Spitalit për transportin e viktimës nga vendi i aksidentit në drejtim të morgut të Spitalit, Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik, pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Lezhë po punojnë për dokumentimin ligjor të këtij rasti dhe ndaj personave përgjegjës do fillojë procedimi penal për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Ndërsa punonjësit e Policisë, konkretisht tre punonjës të Policisë rrugore dhe një Specialist i Seksionit të Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë janë pezulluar menjëherë nga detyra dhe ndaj tyre ka filluar ecuria disiplinore për shkelje të rëndë të “Kodit të etikës” dhe ”Procedurave standarde të punës”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrestohet një 20 vjeçar në Mamurras, ishte shpallur në kërkim nga Policia
Arrestohet 20 vjeçari në Korçë, akuzohet për 11 grabitje »
Article Logic
Execution time: 0.014287948608398
array(1) { ["section"]=> string(96) "skandali-viktima-u-dergua-me-kamioncine-ne-morg-pezullohen-3-police-ndiqen-penalisht-mjeket-9676" }